Ai është kultivuar për herë të parë në Azi dhe po në këtë vend ka qenë përdorur edhe si produkt bukurie.
Orizi përmban një sasi të konsiderueshme antioksidantësh, mineralesh, vitamina E dhe përbërës të tjerë që e bëjnë orizin një aleat shumë të mirë për kujdesin e lëkurës.
Uji i orizit ka disa efekte pozitive në shëndet dhe në lëkurë. Ai mund të përftohet nga zierja e orizit për disa minuta dhe më pas kullimi i tij. Lëngun e orizit mund ta ruani në një shishe qelqi në frigorifer. Gjatë procesit të zierjes orizi lëshon përqendrime të larta të vitaminave B, acidit folik dhe antioksidantëve, prandaj uji i orizit është kaq i dobishëm.
Mënyrat sesi mund të përdorim ujin e orizit:
Trajtues për flokët-Për flokë të fortë, të shndritshëm dhe plot shkëlqim përdorni ujë orizi në vend të balsamit. Pasi të keni larë kokën, shpëlajeni atë me ujë orizi.
Tonik për fytyrën-Përbërësit aktiv që gjenden në ujin e orizit zvogëlojnë madhësinë e poreve, heqin qelizat e vdekura të lëkurës dhe ndriçojnë lëkurën. Uji i orizit parandalon shfaqjen e puçrrave gjithashtu.
Ndalon diarrenë- Mineralet e gjendura në oriz trajtojnë simptomat e diarresë. Në një gotë me ujë orizi shtoni një majë luge kripë dhe pijeni 2 herë në ditë.
Rrit energjinë-Uji i orizit i jep trupit 8 aminoacidet më esenciale që ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve dhe rritjen e energjisë. Pini 1 gotë ujë orizi para aktivitetit fizik dhe do të ndiheni më me energji.
Trajton ekzemën- Shpëlani zonat e lëkurës me ekzemë dhe uji i orizit do të lehtësojë kruarjet, acarimet dhe thatësinë e lëkurës.
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: epavarura.com/si-te-perdorni-ujin-e-orizit-per-trajtime-te-ndryshme-te-trupit/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: epavarura.com/si-te-perdorni-ujin-e-orizit-per-trajtime-te-ndryshme-te-trupit/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: epavarura.com/si-te-perdorni-ujin-e-orizit-per-trajtime-te-ndryshme-te-trupit/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: epavarura.com/si-te-perdorni-ujin-e-orizit-per-trajtime-te-ndryshme-te-trupit/ […]
Comments are closed.