Dihet se në aspektin e moralit romakët ishin përgjithësisht liberalë, me burrat shumë ekspertë në artin e “gjuajtjes” së femrave. Nëse të rejat qenë të martuara ishin absolutisht të paprekshme dhe s’mund të josheshin, por me prostitutat dhe skllavet e çliruara, mund të kënaqeshe duke shfaqur të gjitha “teknikat e gjuetisë ndaj femrës”, në mënyra nga ato të rafinuara tek ato më vulgaret.

Tek “Asinaria”, veprat e dramaturgut të madh romak Plauti, që jetoi në shekullin III Para Krishtit, ekziston një “listë” zbavitëse e “metodave të vardisjes” të preferuara nga romakët e asaj kohe, disa prej të cilave qenë të çuditshme, por me sa duket tepër të vlefshme. Ndër më interesantet, ishte ajo e kollitjes dhe nxjerrjes jashtë të gjuhës në drejtim të vajzës që dëshirohej, dhe fshirja e hundës pas një teshtime me anën e pasme të dorës (?!), duke e shfrytëzuar këtë rast për t’i dërguar një vajze një puthje romantike.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: epavarura.com/si-te-zihej-nje-e-dashur-ne-romen-e-lashte-ja-receta-qe-jepte-dramaturgu-plaut/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 72207 more Information to that Topic: epavarura.com/si-te-zihej-nje-e-dashur-ne-romen-e-lashte-ja-receta-qe-jepte-dramaturgu-plaut/ […]

Comments are closed.