Një grua nga Australia përdori asistentin virtual Siri të Apple-it për të telefonuar një ambulancë për të bijën e saj 1-vjeçare, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.

Stacey Gleeson mori iPhone-in dhe vrapoi për tek dhoma e foshnjës për ta ndihmuar, por i ra telefoni ndërsa po ndizte dritën. Ajo arriti ta aktivizojë Siri-n me zë dhe i kërkoi që të telefononte shërbimet e emergjencës. Ajo udhëzoi Siri-n si të merrte ambulancën dhe arriti të komunikojë me shërbimet e emergjencës ndërsa po përpiqej të shpëtonte vajzën e saj Giana.

1-vjeçarja vuante nga bronkoliti dhe kishte një infeksion në gjoks. Mjekët i thanë nënës së saj se vajza ka shpëtuar për fije të perit. Tani ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mjekohet nga mjekët.

Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin mars, por është bërë publike pasi znj. Gleeson kontaktoi Apple-in për ta falënderuar që i shpëtoi jetën foshnjës së saj.

“Kam luajtur me Siri-n me parë, mendoja se është një veçori për t’u argëtuar. Tani e mbaj të aktivizuar veçorinë gjatë gjithë kohës, nuk do taç çaktivizoj asnjëherë”, tregon ajo./

4 COMMENTS

Comments are closed.