Avionë të ushtrisë izraelite gjatë mbrëmjes së kaluar kryen sulme në godinën e braktisur të Kombeve të Bashkuara në jug të Lartësisë së Golanit, për të cilën është konfirmuar se është përdorur nga pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se objekti në fjalë është përdorur si bazë për sulmin e djeshëm nga Siria mbi ushtarët izraelitë.

Të dielën u bë e ditur se në jug të Lartësisë së Golanit u hap zjarr ndaj njësisë patrulluese të ushtarëve izraelitë.

Gjatë sulmit nuk pati të vdekur, ndërsa ushtria izraelite më pas bombardoi vendin nga ku u krye sulmi. Në njoftim theksohet se janë duke hetuar mundësitë nëse sulmin e ka kryer grupi “Shuhada al-Yarmouk”, i lidhur me organizatën terroriste DEASH.

12 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: epavarura.com/siri-forcat-izraelite-sulmojne-godinen-e-braktisur-te-okb-se/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 27827 more Info to that Topic: epavarura.com/siri-forcat-izraelite-sulmojne-godinen-e-braktisur-te-okb-se/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/siri-forcat-izraelite-sulmojne-godinen-e-braktisur-te-okb-se/ […]

Comments are closed.