Ishte vetëm 13 ditë para përvjetorit të tyre të pestë të martesës, por teksa Princi Uilliam dhe Kejt Midëllton ishin ulur në një stol përpara Taxh Mahalit në 16 prill, dukeshin sikur kishin qenë në muaj mjalti. Duke vënë në dukje që nëna e tij e ndjerë, Princesha Diana ishte ulur në të njëjtin stol më shumë se 20 vjet më vonë, Uilliami ishte qartësisht i prekur. “Ne duam të krijojmë disa kujtime tonat”, u tha ajo fotografëve, ndërkohë që Kejt rrëzëllinte.

Nëse njerka e tij, Kamila Parker Bouls do të kish bërë të mundur që t’i dilte e tija, ai moment prekës nuk do të kish ndodhur kurrë. Në një intervistë ekskluzive, gazetari dhe biografi Kristofër Andersen ka thënë për revistën “Life and Style” se, përpara se ata të martoheshin, Kamila kish bërë gjithcka që mundej për të mbajtur Uilliamin dhe Kejtin larg njëri-tjetrit – dhe në fakt ia doli mbanë, duke i ndarë për një farë kohe në vitin 2007.

“Kamila nuk mendonte asnjëherë që Kejt ishte e denjë për Uilliamin”, thotë Andersen, autor i librit të ri “Loja e kurorave”. “Uilliami nuk kishte ndërmend të ndahej me Kejtin – ishte sugjerim i Kamilës”.

Kontrolluesja e kukullave

Por ajo la Princin Carls që të bënte “punën e pistë”. Ndërkohë që Carlsit (bashkëshorti i saj qysh prej vitit 2005) i pëlqente Kejti, thotë Andersen, Kamila “aristokratike” ishte e shqetësuar për origjinën e saj prej klasës punëtore. Duke pranuar se Uilliami nuk ishte ende gati të bënte pyetjen edhe pas gjashtë vitesh lidhje, Kamila pa një shans për t’i dhënë fund një herë e mirë marrëdhënies. “Ajo sugjeroi që Carlsi t’i thoshte Uilliamit se, ose ishte koha t’i propozonte për martesë, ose të ndahej”, thotë Andersen, duke shtuar se Kamila këmbënguli tek Carlsi se ishte në interesin më të mirë të Kejtit. Carlsi bëri ashtu si ajo i tha – dhe si rezultat, Uilliami e la Kejtin e trishtuar me telefon. “Dëshira e jetës së tij”, vëren Anderseni, “është që ta bëjë babanë të lumtur”.

Probleme zvarrë

Uilliami ishte shumë i mërzitur pa Kejtin dhe cifti u pajtua dy javë më vonë. Por Kamila nuk e la pas kurrë xhelozinë ndaj Kejtit, thotë Andersen. E papëlqyer nga publiku që kur ia mori Carlsin Dianës, Kamila nuk e duron dot popullaritetin e Dukeshës së Kembrixhit.

“Kejti është një person shumë tërheqës”, thotë Andersen. Ai pretendon se Kamila madje ka zili edhe Princin Xhorxh 2 dhe princeshën Sharlotë, pothuaj 1 vjece, për shkak se ata duhen universalisht nga njerëzit. “Cdo gjë që e rrit statusin e Uilliami t dhe Kejtit nuk i pëlqen Kamilës”, thotë Andersen. “Kjo është pjesa e trishtë”. “Life & Style” – www.bota.al