Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu i ka dërguar një letër konfidenciale Kryeprokurorit Adriatik Llalla lidhur me ngjarjen e 1 Prillit të 2015: shpërthimet e fontave të gazit në zonën e Marinzës.

Gazeta “Dita” ka publikuar këtë faksimile të letrës, që mban datën 23 Korrik 2015, ku shkruhet:

I dashur zoti Llalla,

Qeveria e SHBA shpreh interesin e saj lidhur me vendimin e Prokurorisë së Fierit, për të nisur ndjekjen penale kundër shtatë punonjësve të Bankers Petroleum (gjashtë prej të cilëve janë punonjës të huaj), lidhur me incidentin e pusit të Patos-Marinzës.

Ne presim që motivet politike dhe presioni publik të MOS ndikojë në vendimet e organit të akuzës.

Ambasada e SHBA-së po e ndjek nga afër këtë çështje, me pritshmërinë që sistemi gjyqësor shqiptar të veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare të paanësisë, transparencës dhe profesionalizmit.

Përfaqësues të kompanive të huaja që po shqyrtojë mundësinë e investimit në Shqipëri, do t’i kushtojnë vëmendje shumë të afërt kësaj çështjeje dhe mesazhit që ajo dërgon, mbi paanësinë e procedurave gjyqësore në Shqipëri.

llalla-1

Por sipas gazetës “Dita”, teksti i letrës konfidenciale, veçse diplomatik, përcjell edhe një mesazh tjetër: Prokuroria shqiptare duhet të ndalojë hetimin penal ndaj kompanisë Bankers.

“Për më tepër që kjo letër e ka bërë punën e vet.Vetëm dy javë pasi ka mbërritur te z.Llalla, Prokuroria e Fierit i pushon hetimet”-shkruan kryeredaktori Adrian Thano, duke u mbështetur në një tjetër dokument të zbuluar nga “Dita”.

Kjo letër e prokurorit të Fierit zbulon pushimin e hetimeve ndaj Bankers, pak ditë pas letrës së Lu për Llallën.

Në këtë dokument Prokuroria e Fierit njofton një organizatë të interesuar se hetimet janë pushuar në datën 15 gusht 2015.

llalla-2

“Me fjalë të tjera, zoti ambasador i thotë kryeprokurorit të mos ja vërë veshin “histerisë publike” që kërkon sadopak drejtësi për mijra banorë, kundër një kompanie që është sjellë në një mënyrë që është pak ta quash koloniale ndaj “aborigjenëve” të Patos-Marinzës. Që rregullisht ua shkundën shtëpitë, ua helmuan tokën, ua rrëzuan çatitë, i ngopën me gazra helmues dhe u thoshin se ishin dukuri natyrore”-shkruan Thano.

13 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/skandal-shba-kerkon-drejtesi-ja-si-korrupton-donal-lu-kryeprokurorin/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: epavarura.com/skandal-shba-kerkon-drejtesi-ja-si-korrupton-donal-lu-kryeprokurorin/ […]

Comments are closed.