Gjykata e Tiranës shpalli fajtore dhe dënoi ish-inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.

Golemi u akuzua për shpërdorim detyre në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga arkat e bankës, vjedhje që u zbulua në korrik të vitit 2014.

Prokuroria kërkoi dënimin me 3 vite burg për të, por në fund gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg, që u konvertua në dy vite shërbim prove dhe dy vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Sipas Prokurorisë, Golemi, në rolin e kryeinspektores së bankës, nuk ka monitoruar si duhet lëvizjet në arkën e bankës, nga ku janë marrë nga punonjësi i bankës, Ardian Bitraj 713 milionë lekë.

Për këtë vjedhje u ndalua dhe u gjykua edhe ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, i cili u shpall i pafajshëm./Opinion

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 14487 more Information on that Topic: epavarura.com/skandali-i-vjedhjes-se-bankes-se-shqiperise-kryeinspektorja-denohet-me-dy-vite-sherbim-prove/ […]

Comments are closed.