Dokumentet e publikuara pak ditë më parë ndaj miliarderit George Soros, se si ka ndikuar zgjedhjet në Europë, ka diktuar politikën e jashtme të SHBA etj, janë përhapur në të gjithë botën dhe në fakt përbëjnë një skandal për informacionin që paraqesin. Dokumentet u bënë publike nga një grup i quajtur ‘DC Leaks’ dhe janë rreth 2500 të tilla. Por, duket se ndikimi global i miliarderit amerikan Soros prek jo vetëm politikën, por edhe mediat më prestigjioze në botë. Kështu, lajmin për publikimin e këtyre dokumenteve që përbëjnë skandal, nuk e kanë pasqyruar fare New York Times, CNN, Washington Post, CBS News apo edhe shumë mediat ndërkombëtare.

Lexuesit e këtyre mediave as nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh me politikën në vendin e tyre dhe Europë që diktohet nga Soros. Janë disa mediat të tjera amerikane dhe britanike që nuk kanë hezituar të publikojnë skandalin për ndikimin e miliarderit amerikan George Soros, si dhe kanë botuar artikuj për censurimin e këtij lajmit në gazetat dhe mediat më të njohura ndërkombëtarisht. Fondacionet e George Soros janë të njohura edhe për ndikimin që kanë në vendin tonë dhe lidhjet që miliarderi amerikan ka me politikanë të majtë.

3 COMMENTS

Comments are closed.