Kulmi i poshtërimit dhe nënçmimit të shqiptarëve në Maqedoni kësaj radhe nuk vjen nga institucionet shtetërore, siç jemi mësuar të dëgjojmë, por tani vjen nga bizneset maqedonase.

“Nuk mundeni të bleni tek ne” – kështu e ka pësuar në lëkurën e tij kontabilisti nga Tetova Asllan Musliu i cili ka shkuar për të blerë literaturën e përkthyer maqedonase në mungesë të asaj shqiptarë në shitoren e Shtëpise Botuese “Ars Lamina” në Shkup. Pasi ka bërë përzgjedhjen e librave të sferës së ekonomise në shumën e përgjithshme rreth 300 euro, Asllan Musliu nga Tetova kur ka arritur tek shitësi ia ka dhënë kartën bankare për pagesë elektronike. Me të parë emrin dhe mbiemrin shqiptar, shitësi ka refuzuar të paguajë me pretekstin se nuk punon sistemi elektronik. Pas kësaj tetovari del në bankomatin më të afërt të marrë para dhe kur kthehet të bëjë pagesën shitësi i ka thënë se nuk mund t’ia shesë librat pasi ashtu ka urdhëruar pronarja. I habitur blerësi tenton të kuptojë se ku qëndron problemi?, shitësi maqedonas i’a ka bërë me dije se nuk mund të flasë më shumë. Asllan Musliu nga Tetova i ka thënë shitësit a pengon se jam shqiptar kjo që nuk mund të blej literaturën, ai vetëm i ka ngritur krahët duke aluduar se ka urdhër nga pronarja. Ky është rrëfimi i Asllanit për portalin Shqipmedia, kurse pas kësaj ai thotë se do t’i njoftojë të gjitha përfaqësitë diplomatike në vend për këtë diskriminim dhe poshtërim. Që absurdi të jetë më i madh Shtëpia Botuese “Ars Lamina” nga Shkupi thuhet se është fituese e tenderit nga Ministria e Arsimit për përkthimin e literaturës së ndryshme nga gjuha angleze, kurse Ministria e Arsimit vitet e fundit udhëhiqet nga kuadrot e BDI-së.

4 COMMENTS

Comments are closed.