Nga Christina Sterbenz & Abby Jackson

Business Insider

Në vitin 1832, studentët  e Universitetit të Jeilit në SHBA – duke përfshirë edhe babain e presidentit të ardhshëm Uilliam Houard Taft – themeluan një prej shoqërive sekrete më të famshme të Amerikës: “Skull and Bones”. Që atëherë, grupi ka patur një domethënie të tillë, që sa e ka hipnotizuar, po aq edhe e ka neveritur publikun në raport me elitën e vendit. Një ndërtesë pa dritare në rrugën “64 High”, ose siç njihet ndryshe “Varri”, shërben si selia e klubit. Çatia është përshtatur në formën e një pistë për uljen e helikopterëve privatë, sipas librit të Aleksandra Robinsit “Sekretet e ‘Skull and Bones’ dhe shtigjet e fshehura të pushtetit”. Në mesin e këtyre titanëve të biznesit, poetëve, politikanëve dhe 3 presidentë amerikanëve, ne po përmendim më të spikaturit…

6 COMMENTS

Comments are closed.