Qindra njerëz vizitojnë “Sofrën e Djallit” të ngritur në një kodër e cila ka një panoramë mahnitëse që rrethohet nga ishuj, gjire dhe pasazhe pyjore, për të përcjellë dellin në perëndimin e tij, me duartrokitje, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA “Sofra e Djallit” është një nga qendrat turistike më të vizituara të zonën e Egjeut verior, ku ndodhet rreth 8 kilometra larg qytetit të Ayvallık-ut dhe shtrihet mbi shkëmbinjtë e thepisur.

Vendi i cili është formuar nga një shpërthim vullkanik dhe që i ngjan një sofre, që prej vitit 1966 emërtohet si “Sofra e Djallit” dhe nënkupton vendin ku djalli zgjodhi pas dëbimit të tij nga xheneti. Në këtë shkëmb është edhe një vend që ngjason me një gjurmë gjigande e cila besohet se i përket atij. Kjo kodër është një nga kodrat ku perëndimi i dellit mund të ndiqet më bukur në të gjithë botën.

Në kodrën në të cilën gjendet një gjurmë e madhe e rrethuar me një kafaz dhe e cila thuhet se i përket djallit shkojnë qindra persona ditë për të ndjekur perëndimin e dellit.

Njerëzit që vijnë në këtë kodër, krahas bukurive të pashembullta të ishujve, gjireve dhe hapësirave pyjore të gjelbërta ndjekin me kënaqësi edhe perëndimin e diellit të cilin e përcjellin me duartrokitje duke shpresuar për një ditë të ardhshme më të mirë.

Ata të cilët vijnë për herë të parë në këtë vend, të mahnitur nga perëndimi i diellit dhe peizazhi që ofron kodra nuk heqin më dorë nga ardhja atje, madje e sugjerojnë atë edhe miqve dhe të afërmeve.

“E dimë që dielli nesër do të lindë më bukur”

Kryetari i Bashkisë së Ayvalık-ut, Rahmi Gençer, tha se nga kjo kodër më e bukura e Egjeut verior ka një pamje panoramike të shkëlqyer ku duket i gjithë qyteti. Duke theksuar se mijëra njerëz nga fillimi i muajit maj deri në fund të shtatorit vizitojnë këtë kodër Gençer tha: “Mijëra njerëz përcjellin diellin me duartrokitje këtu.”

Gençer theksoi se “Sofra e Djallit” është kthyer në një simbol të qytetit të Ayvalık-ut dhe më pas shtoi: “Nga këtu mund të shohësh lehtësisht të gjitha ishujt, qendrën e qytetit, gjirin e Edremit-it, vargmali Kaz, Altınova dhe ishullin Mytilene të Greqisë. Krahas kësaj mundësie ka mundësi gjithashtu të shohësh këtë peizazh të papërsëritur i cili është një park natyral. Nëse do të ndërtonim këtu do të humbnim bukuritë e kësaj panorame. Jemi duke punuar për të mos e humbur këtë bukuri dhe t’ia dorëzojmë atë brezave të ardhshëm ashtu sikurse e morëm ne.”

Duke theksuar se Ayvalık-u gjatë verës shkon deri në 400 mijë banorë, Gençer tha se “Gjysma e tyre shoqërojnë perëndimin e dellit në kodrën ‘Sofra e Shejtanit’.”

“Këto 400 mijë nuk janë vendas, por disa ikin dhe disa vijnë. Çdo vit 100 mijëra njerëz përcjellin diellin me duartrokitje këtu. Shpresat tona janë që dielli i një dite më vonë të lindë më bukur për ditën e ardhshme të vendit tonë të bukur”, ka shtuar ai në përfundim të fjalës së tij.