Sokrati dhe 21 thëniet e tij më të rëndësishme që gjithkush do të duhej t’i lexojë.

130

TË NJIHEMI ME THËNIET MË TË BUKUA NGA SOKRATI

1- Urtësia fillon në mrekulli.

2- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.

3- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.

4- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis

5- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.

6- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.

7- Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës.

8- Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.

9- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.

10- Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.

11- Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.

12- Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë.

13 -Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.

14- Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj.

15- Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.

16- Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar.

17- Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet.

LEXO EDHE  Kjo gjethe lufton pagjumësinë, presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe mpiksjen e gjakut

18- I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.

19- Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre.

20- Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita.

21- Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak.

Loading...