Pajisjet PlayStation nuk e kanë më vendin poshtë televizorit tuaj. Tani ata lidhen në kokën dhe në fytyrën tuaj.

Kompania e madhe Sony ka lancuar PlayStation VR, një kaskë speciale që prezanton lojërat e para virtuale të kthyera në versionin e vërtetë. Pajisja është më e lirë se shumë të tjera dhe nuk kërkon një kompjuter me parametra shumë të mëdha.

PS VR lidhet me PlayStation 4, me një sërë kabllosh. Sapo gjithçka të jetë gati, kaska vihet në kokën e lojtarit dhe i lejon ata të përjetojnë një sërë eksperiencash, duke filluar nga ndjesia e të qenit Batman deri tek të qenit zhytës nën shtresën koralore të oqeaneve.

Ai kushton vetëm 349 $ krahasuar me Rift 549 $ dhe Vive 749$.

Shumica e lojërave të njohura për PlayStation punojnë me versionin virtual. Këtu përfshihen Star ëars BattleFront dhe Resident Evil.

15 COMMENTS

Comments are closed.