Betejë për sovranitetin e Amerikës është tani mes Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe miliarderit Xhorxh Soros. “MoveOn.org”, një grupim aktivistësh liberalë i shpërndarë në të gjithë Shtetet e Bashkuara është themeluar nga George Soros dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur. Ky grupim po organizon tani trazirat dhe protestat kundër Presidentit të zgjedhur Donald Trump, të cilat në disa raste janë të dhunshme dhe të rrezikshme.

Një ditë pas fitores së Presidentit Trump grupi i financuar nga Soros “MoveOn.org” nisi të lëvizë. Grupi vendosi një njoftim në faqen e tyre të Facebook-ut ku bënte thirrje për një rezistencë paqësore të enjten në mbrëmje në të gjithë vendin.

“Ne do të mblidhemi sonte nëpër qytetet e të gjithë vendit se pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve ne nuk do të dorëzohemi. Ne jemi të vendosur të përballemi. Ne do të bashkohemi me njëri-tjetrin për të mbrojtur komunitetet e të gjitha racave, feve, moshave, për të mbrojtur statusin e emigrantëve, orientimin seksual dhe identitetin tonë. Lufta për një komb të lirë dhe drejtësi për të gjithë dhe një ekonomi dhe demokraci që punon për këdo në vend vazhdon.

Emigrantët dhe komunitetet myslimane janë të rrezikuara. Ne refuzojmë dhe jemi të përgatitur t’u rezistojmë sulmeve ndaj komuniteteve tona. Një sulm ndaj njërit prej nesh do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve. Sonte, ne do të bashkojmë. Sonte, ne do të bashkojmë duart, do të ndajmë reagimet tona, zotohemi për solidaritetin tonë të përbashkët, dhe për të zgjidhur e për të ecur përpara së bashku në këtë moment të rrezikshëm. Ne kemi përjetuar pengesat më parë, dhe ne gjithmonë jemi rikthyer. Lëvizja jonë do të jetë e pandalshme. Ne do të pohojmë refuzimin tonë pa ndërprerje të fanatizmit Donald Trump”, përfundon deklarata e grupit “MoveOn.org” që mbështetet direkt nga Xhorxh Soros. Në të vërtetë protestat në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara nuk kanë qenë paqësore. Ka patur raste të konfrontimeve me forcat e policisë. Lajmi konfirmohet Ëashington Times që ka bërë të qartë skemën e organizuar nga Soros.

Po dje është nisur drejt Shteteve të Bashkuara, kreu i qeverisë Rama, i cili do të hapë atje edhe një ekspozitë me piktura. Gjatë ditëve të qëndrimit atje, Rama pritet të ketë një takim me George Soros ku do të marrë edhe instruktimet e fundit në lidhje me reagimet e reja ndaj Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Protestat sipas “Zërit të Amerikës”

Turma protestuesish parakaluan qyteteve gjithandej Shteteve të Bashkuara për të protestuar kundër fitores së papritur të republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të së martës, duke e dënuar retorikën e tij kundërthënëse gjatë fushatës mbi emigrantët, myslimanët dhe grupet e tjera.

Në Neë York, mijëra protestues mbushën rrugët në Manhattan derisa po parakalonin drejt “Kullës Trump” (Trump Toëer), shtëpinë e praruar të Donald Trumpit në Avenynë e pestë, ndërkohë që qindra të tjerë ishin mbledhur në Parkun në Manhattan duke brohoritur, “Nuk është presidenti im”.

Policia mbylli rrugët në zonë, por nuk pati njoftime nëse ka pasur arrestime apo raste dhune.

“Jam i tmerruar me atë që po ndodh në këtë vend”, tha 22-vjeçarja Adriana Rizzo në Chicago, derisa po mbante në duar një parullë në të cilën shkruante “Kënaquni me të drejtat tuaja për aq sa mundeni”.

Protestuesit kundërshtojnë zotimet e zotit Trump të bëra gjatë fushatës se do të ndërtojë një mur përgjatë kufirit me Meksikon për të penguar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Qindra u mblodhën në Philadelphia, Boston, Seattle e Portland, Oregon, të mërkurën në mbrëmje, ndërsa organizatorët planifikojnë tubime në San Francisco, Los Angeles dhe Oakland të Kalifornisë.

Në Austin, kryeqyteti i Texasit, rreth 400 veta, sipas policisë, parakaluan nëpër rrugë.

Përfaqësuesit e fushatës së Trumpit nuk komentuan protestat. Në fjalimin e tij me rastin e shpalljes së fitores, Donald Trump tha se ai do të jetë president i të gjithë amerikanëve dhe se “është koha për të qëndruar së bashku si një komb i bashkuar”.

Më herët gjatë këtij muaji, fushata e tij mohoi mbështetjen ndaj një gazete të Ku Klux Klan, ndërsa nënvizoi se “zoti Trump dhe fushata e tij dënojnë urrejtjen e çfarëdo forme.

Më herët të mërkurën, rreth një mijë e 500 nxënës dhe mësues protestuan në oborrin e Shkollës së Mesme në Berkeley, një zonë në gjirin e San Franciscos e njohur për politika liberale, para se të parakalonin drejt Universitetit të Californias, në Berkeley.

Qindra nxënës dhe studentë kolegjesh, dolën në protesta në Seattle, Phoenix, Los Angeles dhe tri qytete në zonën e gjirit, Oakland, Richmond dhe El Cerrito.

Një grup prej mbi 300 nxënësish kryesisht latino-amerikan dolën në Los Angeles dhe parakaluan deri në shkallët e Bashkisë, ku protestuan shkurt, por zhurmshëm.

Duke kënduar në spanjisht “Njerëzit e bashkuar nuk munden kurrë”, grupi mbante në duar parulla si “Jo racizmit, Nuk është presidenti im” dhe “Emigrantët e bëjnë Amerikën të madhe”.

Shumë nga ata nxënës janë pjesëtarë të brezit të “ëndërrimtarëve”, fëmijë të prindërve që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara në rrugë të paligjshme, tha një zyrtar i shkollës dhe të cilët kanë frikë se mund të largohen nën administratën e zotit Trump.

“Një fëmijë nuk duhet të jetojë nën frikën se mund të deportohet”, tha Stephanie Hipolito, një nga organizatoret e parakalimit. Ajo tha se, prindërit e saj janë qytetarë të Shteteve të Bashkuara.

Protestat e së mërkurës pasuan një natë protestash në zonën e San Franciscos dhe gjetiu në vend si kundërpërgjigje ndaj fitores së zotit Trump ndaj kundërshtares demokrate gjerësisht të mbështetur Hillary Clinton.

Demonstruesit thyen xhamat e dyqaneve dhe dogjën mbeturina e goma natën e së martës në Oakland. Disa kilometra më tutje studentët e Universitetit të Californias në Berkeley, protestuan në mjediset e universitetit.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 91544 additional Info to that Topic: epavarura.com/soros-po-organizon-protestat-kunder-trump-ben-thirrje-per-perleshje/ […]

Comments are closed.