Nga Aleksandër Rrema

Këto ditë kemi parë debate të shumta për reformën, tone dhe tensione që kanë thyer çdo limit mediatik dhe nervor. Padiskutim që kjo situatë është kthyer në diskursin më të nxehtë të kësaj vere, nga mbarë popullsia shqiptare. Por a mendoni se kjo reformë do e shpëtojë vendin nga bandat dhe krimi ? Ja ku është Shqipëria, e gjitha e zhytyr në kanabis dhe kokainë. Kriminelët nuk janë ndier kurrë më të lirë se sa sot, të bëjnë trafik dhe vrasje mafioze në mesin e ditës me diell. Amnistia ndaj këtyre nga kjo qeveri, tregon nivelin e ulët të përgjegjshmërisë së çdo reforme në të gjithë kohazionin e kësaj qeverie në 3 vjet e 5 muaj.

Ja disa fakte, meqënëse shqiptarët e kanë memorien e shkurtër dhe nuk mbajnë mend gjatë:
1) Reforma territoriale: Çfarë u bë me të ?! Përveç një kaosi strukturor, ku komunat u zhdukën dhe fshatrat i mbuloi mjerimi i tejskajshëm, nga burokratizmi i qendrave bashkiake dhe epshi për pushtet i administratorëve vendorë, të cilët pa as më të voglën përvojë, qeverisin si mos më keq fondet e taksapagaguesve shqiptarë.

2) Reforma e energjisë elektrike: A i pam fare mirë në media çakejt e Çezit, se si i’u sulën familjeve më të varfërta duke i shantazhuar për mos-pagim detyrimesh, duke i futur në burg qindra kryefamiljarë hallexhinjë, të cilët, ende sot presin ndonjë amnisti për të lënë qelitë ?! Cila ishte kjo reformë radikale që u bë, vetëm për të varfërit dhe aspak për korporatat me fitim miliona dollarë afër qeverisë, ku faturat e tyre të mos-paguara kalojnë shifra maramendëse ?!

3) Reforma e Arsimit: A ishte kjo reformë që ngriti taksat dhe pagesat për çdo nivel arsmimi ?! A ishte kjo reformë, e cila bastardizoi tekstet shkollore, në nivelin më jetik të mundshëm të etikës profesionale dhe botëkuptimit të nxënësve ?! A ishte kjo reformë që mbylli shumë universitete publike dhe private, përcaktoi shifrën; kush do punë në mësuesi, duhet të paguajë vendin e punës ?!

4) Reforma e biznesit dhe kasat fiskale: Kjo reformë ishte më skandalozja e mundshme. Ku përveçse i detyroi shumë biznese të blejnë ca kasa që sdo t’ju hynin në punë për asgjë, i falimentoi ato, duke i zhytur në taksa dhe detyrime të prapambetura. A ishte kjo një reformë e saktë që falimentoi 80% të ekonomisë së vendit ? A ishte kjo reformë, e cila i zhyti shqiptarët në borxhe tek bankat dhe i detyroi ata të marrin valixhet e të arratisen nga ky vend i pashpresë ekonomikisht ? A dolëm vendi më i ulët në botë nga mbledhja e taksave, ku kompania Krown Agent’s falimentoi dhe u akuzua si shpërdoruesja e doganave shqiptare ?! Po vendet e punës pse nuk u hapën kurrë, kush di të ma thotë ?

5) Reforma e ujit të pishëm: A e dini o shqiptarë se tek faturat e ujit çdo muaj, paguhet një taks arsimi ?! A e dini pse po paguhet kjo taks ? Kjo taks paguhet gjoja për punë publike në reformën e ujit. Por uji i pishëm vazhdon të mbajë erë fekalesh, ku midis shumë bakteriesh dhe sëmundjesh infektive, do të na duhet të suportojmë edhe spitalet pa kushte minimale.

6) Reforma e shëndetësisë: Kjo reformë u shoqërua me aferat më të mëdha të korrupsionit dhe tenderizimit të paisjeve dhe barnave. Shumë shqiptarë vdiqën dyerve të spitaleve nga mosgjetja e ilaçeve, nga çmimet e larta të tyre dhe papërgjegjshmëria e bluzave të bardha që vendin e punës e blenë me ndryshimin e drejtorëve militatensk dhe të rilindur.

7) Reforma e drejtësisë: Reformë e shumëpërfolur, reformë që do fusë në burg Berishën dhe Metën dhe të gjithë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar të një sistemi të kalbur. Ja ku jemi, 3 vjet e gjysëm qeverisje, Berisha dhe Meta ende të lirë. Vullneti i Ramës për t’i fut në burg kundërshtarët e tij, duket se ka qenë thjeshtë një zhurmë mediatike dhe fshehje e tij pas reformës në drejtësi. Drejtësia u bë zhdrejtësi nga vetë Rama dhe banda e tij në pushtet. Nga Shukriu brekëgrisuri, që kërkonte seks në këmbim të një vendi pune, tek Elvis Roshi si trafikant prostitucioni dhe deri tek Artur Bushi si koka e drogës në Europë. Nuk mbetet pas as Rama, Prenga, Ndoka, Kokëdhima, Doshi etj etj..! Kjo është reforma e drejtësisë dhe dekriminalizimi i administratës nga huligantët e qeverisjes, apo mos ndofta kemi të bëjmë me ndëshkueshmëri selektive?

Por Shqipëria e gjorë, gjendet në udhëkryqin e saj historik. Midis mijëra hallesh shqiptarët dhe ekzsistencës së tyre për jetë a vdekje në mbijetesë, gjenden përballë një kaste gangsterësh që sot duan një reformë dhe që nesër t’ja dorrësojnë Xhorxh Sorosit si një shpërblim ndaj ardhjes në pushtet në 2013-tën. Nëse kjo reformë drejtësie do finalizohej ditën e enjte, Shqipërisë nuk ka se çfarë i duhet më as demokracia dhe as zgjedhjet e lira. Ajo del në shitje dhe ku dorë e Sorosit, do t’a blejë pa asnjë të voglin problem. Atëherë shqiptarëve do t’ju duhet të bëhen si çifutë të shkretëtirës, por pa shkretëtirë, sepse toka Mëmë do t’ju mungojë.

Vlerat Kombëtare dhe patriotizmi i të gjithë burrave shqiptarë që kontribuan për këtë vend dhe për këtë shtet, do të zhdukeshin përgjithmonë me një të rënë çekiçi të drejtësisë Sorosiane të nesërmen.
Kjo është një arsye më shumë për t’i thënë ndal kësaj të keqeje dhe për t’u treguar patriot të paktën vetëm njëherë në jetën tuaj, ju o shqiptarë të Shqipërisë dhe jo vetëm, shqiptarë kuq e zi me gjak shqiptari dhe prejardhje pellazgësh!!

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: epavarura.com/soros-ti-nuk-mund-besh-drejtesi-kolumbiane-ne-shqiperi-merre-ramen-dhe-zhduku-nga-ky-vend/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/soros-ti-nuk-mund-besh-drejtesi-kolumbiane-ne-shqiperi-merre-ramen-dhe-zhduku-nga-ky-vend/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: epavarura.com/soros-ti-nuk-mund-besh-drejtesi-kolumbiane-ne-shqiperi-merre-ramen-dhe-zhduku-nga-ky-vend/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: epavarura.com/soros-ti-nuk-mund-besh-drejtesi-kolumbiane-ne-shqiperi-merre-ramen-dhe-zhduku-nga-ky-vend/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/soros-ti-nuk-mund-besh-drejtesi-kolumbiane-ne-shqiperi-merre-ramen-dhe-zhduku-nga-ky-vend/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/soros-ti-nuk-mund-besh-drejtesi-kolumbiane-ne-shqiperi-merre-ramen-dhe-zhduku-nga-ky-vend/ […]

Comments are closed.