Të hënën në Stamboll zyrtarisht përfundoi kongresi treditorë për unifikimin e kalendarit islam,kalendarit hixhri ku përfaqësuesit musliman u morën vesh për një kalendar të përbashkët islam raportonagjensia  Anadollu.

Në kongresin ku prezantuan përfaqësues dhe shkencëtarë nga 50 vende, duke përfshirë, Turqinë, Malajzinë, vendet e Gjirit, Egjipti dhe SHBA, u paraqitën propozimet për unifikimin e kalendarit hixhi.

Pjesëmarrësit e Kongresit votuan propozimin e kalendarit hixhretik ku ibadetet (adhurimet fetare) në gjithë botën islame bashkohen në një kalendar fetarë.

Kryetari i Diyanetit Mehmet Gormez tha se në kalendarin fetarë që u votua nuk ekzistojnë kontradikta mes dispozitave fetare dhe matjeve astronomike

“Në mesin e përparësive të këtij kalendari është edhe kontributi në drejtim të zgjidhjes së disa problemeve me të cilat janë ballafaquar muslimanët dhe pakicat muslimane. Gjithashtu, agjërimi dhe ditët e bajramit, që për muslimanët kanë rëndësi të madhe, me këtë kalendar janë unifikuar. Ky është një vendim me të cilin eliminohen dallimet mes muslimanëve që shkojnë përtej kufijve të arsyeshëm dhe legjitim”, tha Gormez. Sipas fjalëve të Gormezit, kalendari unik islam do t’i prezantohet Organizatës së Bashkëpunimit Islamik me qëllim të zbatimit të plotë në të gjitha vendet anëtare.

Kongresi për unifikimin e kalendarit hixhretik u organizua nga Diyaneti i Turqisë.

3 COMMENTS

Comments are closed.