Gjatë një komunikimi të hapur me studentë të UT­së në Tiranë, ministri i Jashtëm grek është përballur edhe me një pyetje ‘provokative” nga një student shqiptar, i çuajtur Kristjan Zoto.

Teksa më herët ai pati deklaruar se çështja e detit me Shqipërinë është “shumë zhurmë për asgjë”, studenti shqiptar i bëri një pyetje që e vuri disi në vështirësi ministrin grek.

“Nëse deti është shumë zhurmë për asgjë, atëherë a do të na i jepni ju detin tuaj?”, pyeti Zoto.

Kotzias, menjëherë i dha një përgjigje diplomatike: “Nëse deti i Greqisë do të ishte i imi, do t’ua jepja”.

Por nga komunikimi me studentin Kristian Zoto Gazeta Impakt ka mësuar se Kotzias ka devijuar pyetjen e parë të studentit që përsëri ishte pyetje provokative.

“Si Ka mundësi që ZYRIZA erdhi në pushtet me ide që do jepnin shprese për Greqinë dhe të gjith Evropën, por po ndjek politika të kundërta nga ato që ju sollën në pushtet” pyeti Kristjan Zoto ministrin grek, por ai nuk dha përgjigje./ Gazeta Impakt