Studim – Truri ndërpret prodhimin e neuroneve të kujtesës në moshën 13 vjeç

62

Pjesa e trurit përgjegjëse për nxënien dhe kujtesën duket se ndalon së prodhuari qeliza që në moshën 13 vjeç, sipas një studimi të publikuar të mërkurën.
Zbulimi ka ngritur peshë fushën e neuroshkencës duke vënë në pikëpyetje një koncept, ku të gjithë hulumtuesit ishin të një mendimi.
Deri më tani, shumë shkencëtarë besonin se tek njeriu, zona e hipokampusit vijonte të prodhonte në një moshë madhore qindra neurone të reja çdo ditë, në të njëjtën mënyrë si tek gjitarët e tjerë.
Studimi i realizuar nga hulumtuesit amerikanë dhe spanjollë, publikuar nga revista “Nature”, bazohet tek analizimi i trurit në një grup të synuar prej 59 fëmijësh dhe të rriturish.
“Nuk gjetëm asnjë gjurmë të neuroneve të reja dhe as të qelizave burimore, të cilat prodhojnë neurone nga ndarja në hipokampuset e individëve mbi 18 vjeç”, sqaroi për median Arturo Alvarez-Buylla nga Universiteti i Kalifornisë në San-Francisko, një prej autorëve të studimit. /ATSH

Loading...