Femrat me nivele të larta të vitaminës D kanë më pak gjasa të preken nga zhvillimi i kancerit të gjirit, tregon një studim i ri.
Ato me 60ng/ml kanë pesë herë më shumë gjasa të vuajnë nga gjendja në krahasim me femrat që kanë vetëm 20ng/ml.
Autorja e studimit, Sharon McDonnell, nga organizata jo qeveritare GrassrootsHealth, San Diego, Kaliforni, tha se niveli i vitaminës D mbi 20ng/ml është e rëndësishme për parandalimin e kancerit të gjirit.
Studimet e mëhershme sugjerojnë se rrezitja në diell redukton inflamacionin dhe rrit sistemin imunitar të njerëzve, të cilat ndihmojnë në parandalimin e kancerit.
Ndryshe, kanceri i gjirit prek një në tetë femra në SHBA dhe Britani të Madhe.
Shperndaje lajmin Studimi i fundit zbulon vitaminën e cila parandalon kancerin ne facebook, twiter, google+ etj.