OPINION/ANALIZË Politika

Sudja

Ka mbi 5 vite që nuk paguan kreditorët dhe as bankat, duke marrë përmasat e një “Piramide” mashtruese. Është çështje kohe momenti kur do t’i “zërë” brenda të gjithë. Kreditorët dhe kompanitë e përmbarimit për llogari të bankave ku ajo është zhytur deri në grykë, tashmë i kanë zënë derën Vjollcës, duke bërë që “mali” i borxheve të afrohet për të tejkaluar dhe  vlerën reale të vetë Top Channel. Kjo ka sjellë rënien e vlerës së televizionit. Kanë nisur dhe vonesat e pagave për gazetarët dhe drejtuesit e emisioneve, duke e thelluar akoma më tej krizën. Duke qënë një aset kombëtar, ka ardhur koha që të lëshohet thirrja “SOS” për të shpëtuar Top Channel, gjigandin e rrëzuar mediatik, për ta nxjerrë atë nga thellësia e humnerës ku ka rënë

Televizionet për nga shkalla e rëndësisë, dhe mesazheve që përcjellin, përtej të qënit pronë e dikujt që ka financuar për ta ngritur dhe mbajtur në këmbë, janë një pasuri kombëtare.

Në këtë stad është edhe Top Channel, i cili ishte një televizion model, që për nga informacionet që mbulonin tërë hapësirën shqipfolëse në Ballkan e më gjërë, programeve dinjitoze që prodhonte dhe argëtimit që ofronte, dikur quhej me plot gojën një televizion mbarëkombëtar.

Por nëse e shohim me sy të lirë se në çfarë derenxheje është katandisur, mund të themi se etiketimet pozitive dhe vlerësimet maksimale, i përkasin një të shkuare të largët.

Periudha e artë për Top Channel përfundoi, ndërkohë që tashmë është afruar në buzë të falimentit për shkak të keqmenaxhimit të tij nga pronarja e saj, të cilës “nuk i zë vend leku”.

Vjollca, mori në dorë një televizon gjigand e model, me profesionalizëm të lartë dhe fuqi të opinionbërje të qëndrueshme, por që ditë pas dite humbi të gjitha “asetet” pozitive dhe mori të gjitha “format” negative të pronares.

E ndodhur nën varësinë e veseve, duke filluar nga bixhozi e deri te shpenzimet marramendëse, Vjollca ia “injektoi” këto vese dhe Top Channel, duke e bjerrur tërësisht fuqinë e lajmit dhe ndikimit tek shqiptarët.

Tashmë ai u kthye në një ngrehinë mediatike në të cilën lulëzojnë të gjitha maskarallëqet, duke rrezikuar mbijetesën në tregun mediatik, për shkak të kthimit të tij në një Piramidë.

Jo pa qëllim Vjollca ka nisur të quhet dhe “Sudja” e medias, një paralele me Maksude Kadënën e cila themeloi kompaninë piramidale me emrin e saj të shkurtuar “Sude”, me të cilëm mashtroi shqiptarët, duke u grabitur miliona dollarë kursime.

E themi këtë emërtesë me të cilën etiketohet Vjollca dhe nga brenda Top Channel, pasi ky televizion ka mbi pesë vite që nuk paguan kreditorët dhe as bankat, duke marrë përmasat e një “Piramide” mashtruese dhe është çështje kohe momenti kur do t’i “zërë” brenda të gjithë.

Kreditorët dhe kompanitë e përmbarimit për llogari të bankave ku ajo është zhytur deri në grykë në kredi, tashmë i kanë zënë derën Vjollcës, duke bërë që “mali” i borxheve të afrohet për të tejkaluar vlerën reale të vetë Top Channel. Kjo ka sjellë dhe rënien e vlerës së televizionit.

Një situatë e tillë shpërthyese, ku pasioni për bixhozin i Vjollcës dhe shpenzimet marramendëse të vajzave dhe dhëndurëve, ka bërë që televizioni më i madh kombëtar të jetë thuajse në faliment dhe kjo është me të vërtetë një fatkeqësi. Pasi ky televizion është aset kombëtar.

 Por nga ana tjetër, burime brenda Top Channel bëjnë me dije se kanë nisur dhe vonesat  e pagave për gazetarët dhe drejtuesit e emisioneve, duke e thelluar akoma më tej krizën.

Kjo është reflektuar me lëvizjen e gazetarëve më të mirë drejt televizioneve tjera, mbylljen e disa emisioneve apo lëvizjen e elementëve drejtues të emisioneve të mbetura po drejt TV të tjera me fuqi më të madhe ekonomike,  çka tregon “gropën” ku e ka zhytur Vjollca gjigandin mediatik.

Duke qënë një aset kombëtar, ka ardhur koha që të lëshohet thirrja “SOS” për të shpëtuar Top Channel, gjigandin e rrëzuar mediatik, për ta nxjerrë atë nga thellësia e humnerës ku ka rënë./Pamfleti

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com