Ali Snoboly quhej 18-vjeçari gjerman me origjinë iraniane, i vdekur pasi më parë kishte ekzekutuar dhjetëra persona në një “Mc Donald’s” në Mynih të Bavarisë, ku thuajse të gjithë ishin të rinj dhe adoleshentë.

Sipas hetimeve të para të policisë gjermane, autori mund t’i ketë tërhequr viktimat në një kurth, duke postuar në Fb një status të rremë se në dyqanin “fast food”-it kishte ushqim falas.

“Në vitin 2012, autori i atentatit ishte shtruar në spital dhe i ishte nënshtruar një trajtimi psikiatrik pas fenomenit të shqetësimit maniakal”. Kështu u shpreh shefi i policisë së Mynihut, Hubertus Andrae. Burime të sigurisë, thonë se vrasësi kishte pasur probleme edhe në shkollë: të premten e shkuar, nuk kishte marrë një provim.

Mes të tjerash, Andrae ka thënë se autori i sulmit mbante në shtëpi materiale të masakrave të ndryshme të viteve të shkuara dhe zbuloi se gjermano-iraniani adhuronte masonin Anders Breivik, njeriu që ekzekutoi 77 persona në një ishull në Norvegji, saktësisht 5 vjet më parë. “Është e dukshme lidhja e dy ngjarjeve”.

Në një konferencë për shtyp, Andrae, ka saktësuar se “autori i masakrës së Mynihut, ka vepruar i vetëm, nuk kishte bashkëpunëtorë dhe se në shtëpinë e tij nuk është gjetur asnjë material që ka lidhje me ISIS-in, por vetëm dokumente që kishin lidhje me masakra të së shkuarës. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë lidhje mes masakrës së djeshme dhe temës së refugjatëve”, – shtoi ai.

Po ashtu, shefi i policisë në qytetin gjerman, shtoi se 18-vjeçari me origjinë iraniane, ka përdorur një pistoletë ‘Glock 9 mm’ me numër serie të fshirë dhe kishte me vete rreth 300 fishekë.

10 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 1976 additional Information to that Topic: epavarura.com/sulmi-ne-mynih-nuk-kishte-lidhje-isis-autori-audhuronte-masonin-fashist-breivik/ […]

Comments are closed.