Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar një lloj të ri testi të HIV/AIDS, i cili mund të lidhet me kompjuterin ashtu si USB-ja. Hulumtuesit shkencorë thonë se kjo pajisje mund të zbulojë virusin me një pikë gjak, duke gjeneruar një sinjal i cli mund të lexohet nga kompjuteri.

Kjo shpikje e re mund të ndihmojë pacientët të monitorojnë trajtimin e tyre dhe siguron rezultate të sakta në vetëm 30 sekonda. Pajisja është krijuar nga një ekip shkencëtarësh nga Kolegji Imperial i Londrës dhe firma DNA Electronics. Krijuesit e saj thonë se testi mund të ndihmojë pacientët me HIV të menaxhojnë më mirë gjendjen.

Ashtu si testet aktuale diagnostikuese, pajisja tregon për madhësinë e virusit në gjakun e pacientit. Monitorimi i ngarkesës virale është shumë i rëndësishëm për suksesin e trajtimit të HIV-it.

Shkencëtarët shpresojnë që me pajisjen e re pacientët të kenë mundësi të kontrollohen vetë, ashtu siç bëjnë pacientët me diabet për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

Përveç kësaj, mjekët do të mund të kontrollojnë jo vetëm nëse pacientët po marrin mjekimin e duhur, por mund të kontrollojnë edhe rezistencën e viruseve kundër ilaçeve.

13 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/super-shpikja-gjeniale-per-zbulimin-e-hivaids-vetem-per-30-sekonda/ […]

Comments are closed.