Jeni në kërkim të një ushqimi super të shëndetshëm? Ne kemi diçka për ju. Provoni hurmat e arabisë. Vetitë e tyre të shëndetshme do t’ju shpëtojnë nga problemet e shumta shëndetësore duke përfshirë ataket kardiake, hipertensionin apo nivelin e kolesterolit.

Kjo për shkak se ato janë të pasura me lëndë ushqyese që rrisin metabolizmin tuaj. Më poshtë do të gjeni arsyet se pse ato janë aq të shëndetshme dhe të mira për t’u përfshirë në menunë tonë të përditshme.

Tëtë përfitimet shëndetësore nga hurmat e arabisë

1. Shumë të pasura me hekur

Hekuri është veçanërisht i dobishëm për personat me anemi, gratë shtatzëna ose fëmijët. Mjafton ngrënia e 100g hurmash arabie për të furnizuar trupin me 0.90 mg hekur. Kjo është 11% e dozës së rekomanduar në baza ditore. Është hekuri ai që kujdeset për qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinën, duke siguruar një rrjedhë më të mirë të oksigjenit në gjak.

2. Parandalimi i diarresë

Kaliumi është një mineral i rëndësishëm që pengon diarrenë duke qetësuar zorrët dhe florën në bark.

3. Lehtësimi i kapsllëkut

Vetitë qetësuese të hurmave të arabisë mund të lehtësojnë kapsllëkun. Për këtë, vendosni disa hurma në ujë për tërë natën dhe në mëngjes pini lëngun e tyre, në mënyrë që të përshpejtojë tretjen. Kjo do të ketë një efekt të butë dhe pastrues.

4. Bilancimi i peshës së trupit

Konsumoni hurmat e arabisë në një stomak bosh për të ndaluar cështjen e dhjamit të tepërt. Ato do t’ju ndihmojnë të balanconi peshën tuaj, sepse kanë 0% kolesterol. Por, niveli i sheqerit është sërish atje, kështu që jini të kujdesshëm!

5. Rregullimi i kolesterolit

Hurmat e arabisë rregullojnë nivelin e LDL-së ose të ashtuquajturit kolesterol i keq, duke pastruar enët e gjakut dhe duke parandaluar në këtë mënyrë ndonjë mpiksje gjakut.

6. Forcimi i zemrës

Lërini hurmat e arabisë në ujë gjatë natës. Në mëngjes hiqjani farat. Më pas mund t’i grini ato dhe t’i konsumoni (farat).

7. Rregullim i presionit të gjakut

Ata që vuajnë nga hipertensioni duhet t’i konsumojnë shumë hurmat e arabisë, pasi ato kanë 0% natrium dhe ndërkohë janë të pasura me kalium. Vetëm 5-6 hurma arabie kanë në total 80mg magnez, një mineral që zgjeron enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Rreth 370 mg magnez mund të ulë presionin e gjakut.

8. Parandalim i infarkteve

Niveli i lartë i kaliumit përmirëson sistemin nervor dhe parandalon goditjet. Pra, nëse konsumi juaj i kaliumit është 400mg në ditë, ju nuk keni ndonjë nevojë për t’u shqetësuar. / Gazeta Impakt

Burimi: Healthy Cures

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/super-ushqimi-numer-1-ne-bote-per-hipertensionin-kolesterolin-atakun-ne-zemer-dhe-infarktin/ […]

Comments are closed.