Për herë të parë mbërrin në SHBA një super bakter që është rezistent gati ndaj çdolloj antibiotiku, njoftuan shkencëtarët e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, që individualizuan bakterin “escherichia coli” në urinën e një gruaje nga Pensilvania.

“Ky patogjen, është rezistent edhe ndaj antibiotikëve të gjeneratës së fundit si ‘colistin’”, shpjegohet në raportin e publikuar nga kompania amerikane e mikrobiologjisë “Antimicrobial Agents and Chemotherapy”. Ky raport nuk tregon se cilat janë kushtet e gruas që mban bakterin, por shpjegon se ekspertët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po hetojnë mbi mënyrat që pacientja mund të ketë rënë në kontakt me këtë mikro-organziëm.

Ky patogjen i veçantë quhet ndryshe nga ekspertët edhe si bakteri i maktheve, që në disa raste mund të arrijë të vrasë 50% të personave që preken. Nëntorin e kaluar shkencëtarët kishin shprehur shqetësime kur disa studiues kinezë dhe anglezë kishin gjetur bektere të tilla në derra dhe në trupin e disa personave në Kinë, që ishin rezistent ndaj “colistin”.

“Në fakt bakteri ‘escherichia coli’ është identifikuar gjithashtu edhe në disa zona të Evropës”, raporton media amerikane. “Zbulimi i këtij bakteri edhe në SHBA, na tregon se përdorimit të antibiotikëve ndoshta po i vjen fundi, një situatë në të cilën nuk do të kemi më se çfarë t’i japim pacientëve madje edhe atyre që kanë infeksione të thjeshta”, theksoi Thomas Friedman, drejtor i CDC-së.

1 COMMENT

Comments are closed.