Revista Safir, shtyp i Libanit, njoftoi për një takim të papritur mes Erdogan dhe Asad nën drejtimin dhe monitorimin e presidentit Putin, takim që do të mbahet ne muajin shtator.

Muhamed Balut, gazetari i gazetës Safir në artikullin e titulluar “ Putin, bashkon Erdoganin dhe Asad”, foli mbi takimin e ardhshëm trepalësh mes presidentëve të Rusisë, Turqisë dhe Sirisë dhe shton se parapërgatitjet për këtë takim kanë filluar më 9 gusht në San Petersburg. Gazetari thotë se vizita zyrtare e Ali Mamluk kreut të sigurisë kombëtare të Sirisë në Rusi do të bëhet pikërisht për këtë arsye.

Sipas shumë burimeve diplomatikë perëndimore dhe ruse, Mamluk ditën e martë do të bëjë publik datën e organizimit të takimit mes Erdogan dhe Asad. Gazetari thotë se programi i takimi do të bëhet i qartë pas vizitës në Siri të Hakan Hejdan kreu i shërbimit informative të Turqisë. Kjo është në kohën kur deri tani autoritetet zyrtare në Turqi nuk kanë folur aspak për vizitën e Hejdan në Siri, si dhe nuk janë prononcuar mbi vendimin e Erdogan dhe Asad për të organizuar një takim mes tyre. Për këtë lajm nuk ka prononcime zyrtare as nga pala siriane dhe as nga pala ruse.

5 COMMENTS

Comments are closed.