“Forumi Ekonomik Botëror, është një takim i dyshuar i elitës ogurzezë të Iluminatit. Ata janë për një komplot të krijimit të një qeveri globale”, kanë pretenduar teoricienët e konspiracionit.

Ray Dalio paralajmëroi se “ne mund të jemi në një pikë ku globalizimi po mbaron dhe provincializimi dhe shtetëzimi është duke u mbajtur”. Dy vjet më parë website për konspiracione “Beforeitsnews.com” shkroi një artikull të titulluar: “Një ngjarje shumë e pazakontë ndodh në Forumin Ekonomik Botëror dhe ajo është diagnostike se diçka shumë e madhe po ndodh”.

Shkrimi vijoi: “Udhëheqësit botërorë janë në mënyrë aktive duke krijuar një qeveri botërore. Këta liderë botërorë hapin mendjen me dëshirën për fuqinë satanike në botë! Udhëheqësit botërorë që kontrollojnë ekonominë e kombeve, jo vetëm se ata duan të krijojnë një qeveri Botërore, ata gjithashtu duan edhe një fe në botë”.

E sa i takon fesë, thuhet se:”Një fe pagane në bazë të idhujve dhe adhurimit. Ajo ka filluar të shfaqet në mënyrë të hapur në nivelet më të larta të biznesit”.

E ngritur në vitin 1954, grupi “Bilderberg” mban një mbledhje globale top-sekrete me liderë politikë dhe të biznesit, e ku janë parë si fytyra publike të Iluminatit. Ajo është përshkruar si mbledhja më e fshehtë në botë e udhëheqësve botërorë dhe elitave, me kryeministra dhe presidentë, bankierë dhe ish-shefat e CIA-s.

WEF është një fondacion zviceran jo-fitimprurës, e krijuar në vitin 1971 për të “përmirësuar gjendjen e botës duke u angazhuar në biznes, politikë, akademi dhe udhëheqës të tjerë të shoqërisë në formë globale, rajonale dhe industrisë agjendave”.

Kryeministrja britanike, Theresa May foli sot për ngjarjen për ti treguar botës në lidhje me planet e saja negociuese për Brexit nga Bashkimi Europian.

Por, sipas teoricienëve konspirative, të cilët besojnë një Iluminati është i fshehtë tek liderët global, në fakt shkon tek të gjitha qeveritë e botës, e ku pretendohet se është në fakt pjesë e një komploti të keq për të krijuar një “Rend të Ri Botëror”. Teoria e konspiracionit pretendon një elita sekrete globale është paraskenave duke u përpjekur për të instaluar një Rend të Ri Botëror mbi Tokë, e cila në fund të fundit do të krijojë një Qeveri globale të kontrolluar prej tyre.

Burimi: Daily Express/

5 COMMENTS

Comments are closed.