Abu Bakr Al Bagdadi, kreu i grupit terrorist ISIS, duke pasur frikë nga vrasja e tij në operacionet në Mosul, e ka caktuar njërin nga zëvendësit e tij të lartë, të jetë pasues i tij.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, burime nga provinca Ninva, kanë bërë të ditur se identiteti i liderit të ardhshëm të ISIS nuk është bërë i ditur, nga frika e ndonjë rebelimi të mundshëm brenda grupit terrorist.  Ky informacion u publikua pas intensifikimit të operacioneve të koalicionit kundër ISIS nën udhëheqjen e SHBA në Mosul si dhe pas marrjes nën kontroll të shumë pjesëve të këtij qyteti nga ana e ushtrisë irakiane. Pjesëmarrja e parë e Abu Bakr Al Bagdadit në një grup të organizuar terrorist ka ndodhur në vitin 2003, i cili së bashku me disa shokë të tij themeloi grupin “Xhejsh Ahli Sonah va Al Xhamae”. Në vitin 2006 grupi i Al Bagdadit u bashkua me Këshillin e Moxhahedinëve në Irak, që atëherë ishte degë e Al Kaedas. Në të njëjtin vit ky grup terrorist ndryshoi emrin në ISIS.

3 COMMENTS

Comments are closed.