Tanket izraelite sulmojnë pjesën veriore të Gazës

17

Tanket e ushtrisë së regjimit sionist të shtunën në mbrëmje kanë bombarduar shtëpitë dhe tokat bujqësore të banorëve palestinezë në qytezën Bejt Hanun në veri të Rripit të Gazës dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale për banorët palestinezë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se tanket e ushtrisë së regjimit sionist të dislokuara në linjën kufitare në lindje të Bejt Hanun, kanë granatuar shtëpitë dhe tokat bujqësore të palestinezëve. Forcat e ushtrisë së regjimit sionist të shtunën në mbrëmje gjithashtu kanë sulmuar shtëpitë e disa palestinezëve në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar 11 palestinezë. Ky sulm është kryer pas protestave të gjera të palestinezëve të organizuara kundër vendimit të Donald Trump, presidentit të Amerikës për njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist. Ndërkohë Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës me anë të një deklarate, ka thënë se gjatë përleshjeve të ditës së shtunë mes forcave ushtarake të regjimit sionist dhe protestuesve palestinezë, janë plagosur 231 persona./ PT

Loading...