Banorët e fshatit Bregas të Njësisë Administrative Velabisht në bashkinë e Beratit kanë në protestë për rrugën, e cila është dëmtuar nga punimet e TAP.

Janë 70 familje në këtë zonë të cilët ndodhen vetëm 3 km larg Beratit, të cilët deklarojnë se rrugën që i lidh me qytetin e kanë rregulluar me investimet e tyre dhe rruga i është shkatëruar gjatë punimeve të TAP.

Banorët kanë bllokuar punimet për disa minuta në shenjë proteste dhe deklarojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje nëse rruga nuk do të rregullohet.

3 COMMENTS

Comments are closed.