Një ndërtues i cili u shtua aksidentalisht si mik në Facebook nga një i burgosur ka mbetur i shokuar nga stili i tij i jetesës prapa hekurave.

Fotot shokuese të realizuara brenda burgut në Britaninë e Madhe tregojnë se si kriminelët mburren me paratë e tyre, shijojnë vodka, konsumojnë drogë e porosisin ushqim në qeli.

Burri, i cili preferoi të qëndronte anonim, u shtua në rrjetin social nga i burgosuri i “HMP Guys” në Dorset para një viti. Që atëherë, Facebooku i tij është pushtuar nga fotot e të dënuarve që zbaviten si të ishin studentë.

Ndërtuesi 38 vjeçar tha për Daily Mail: “Kjo është e gabuar. Ata janë në burg, duhet të dënohen dhe nuk duhet të lejohen të mbajnë telefona apo të porosisin ushqim.Kjo është një tallje e hapur me sistemin e drejtësisë”.

Një raport i marsit të kaluar nga Inspektoriati i bugjeve HM zbuloi se kontrolli në burg ka humbur, e se kriminelët operojnë lirshëm.

3a70046200000578-3942056-image-m-45_1479302597649 3a70050d00000578-3942056-image-m-47_1479306107884-1 3a7004ee00000578-0-image-m-23_1479301764264 3a7004ea00000578-0-image-m-21_1479301716260

1 COMMENT

Comments are closed.