BOTA

Të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite filluan me grevë urie

Rreth 40 të burgosur palestinezë filluan sot një grevë urie në një burg në jug të Izraelit.

Të burgosurit në burgun Ashkelon, po protestojnë kundër përkeqësimit të kushteve të jetës dhe përshkallëzimit të masave shtypëse nga administrata e burgut.

Qadri Abu Bakr, kreu i Komisionit të Çështjeve të Burgjeve të Autoritetit Palestinez tha se: “Të burgosurit në burgun Ashkelon informuan administratën e burgut për qëllimin e tyre për të filluar një grevë urie derisa të përmbushen kërkesat e tyre”.

Ebu Bekri tha se të burgosurit iu nënshtruan masave shtypëse dhe se autoritetet u dëmtuan sendet e tyre.

Disa grupe për të drejtat e të burgosurve raportuan se administrata e burgjeve izraelite ka përshkallëzuar politikat shtypëse kundër të burgosurve palestinezë që nga fillimi i këtij viti.

Sipas shifrave palestineze, afro 5.000 palestinezë, përfshirë 200 fëmijë dhe 40 gra janë duke u mbajtur në objektet e paraburgimit në Izrael./trt

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com