Më të fundit që duhet të dini nga situata në Turqi

5
60

Deklarata me e fundit e presidentit turk, Erdogan pas perpjekjes se nje grupi ushtarakesh per ta rrezuar me grusht shteti: Nuk shkoj asgjekundi, jam me popullin!

Forcat speciale shpetojne Shefin e Shtabit te Turqise, i cili ishte mbajtur peng gjate gjithe nates prej organizatoreve te grushtit te shtetit. Hulusi Akar qe mbajtur peng prej ushtareve rebele.

Turqia emeron kreun e Ushtrise se Pare, nje grup divizionesh te ushtrise, si Shef Shtabi te perkohshem, duke qene se per nje kohe te gjate, nuk dihej asgje per fatin e Shefit te Shtabit

Disa prej pjesemarresve ne grushtin e shtetit kane marre peng nje fregate dhe aty po mbajne peng kreun e flotes turke.

Rreth 20 prej komplotuesve kryesore kane vdekur, 30 jane plagosur.

Kryeministri Erdogan u ka bërë thirrje popullit që të qëndrojnë në rrugë, pasi rreziku i grushtit të shtetit nuk është eleminuar tërësisht.

Një helikopter ushtarak turk është ulur në Greqi dhe tetë ushtarakë po kërkojnë azil, sipas policisë greke.

Gjeorgjia ka urdhëruar mbylljen e kufirit të saj me Turqinë mes paqëndrueshmërisë nga përpjekja për grusht shteti ushtarak.

Qeveria e Erdoganit mund të rivendosë dënimin me vdekje, paralajmëron nënkryetari i partisë së presidentit.

265 vetë është bilanci i të vdekurve dhe 1440 ai i të plagosurve.

Kryeministri turk tha se 2839 pjesëtarë të ushtrisë janë ndaluar, nga ushtarë të zakonshëm, deri në oficerë të lartë.

Kryeministri turk tha se grushti i shtetit dje ishte një “njollë e zezë për demokracinë turke”.

Google search engine

5 COMMENTS

Comments are closed.