Sot, Nostradamusi njihet kryesisht për parashikimet kaq të paqartë, sa që mbulojnë çdo ngjarje në histori. Por, para se t’i hynte lojës së parashikimeve, Nostradamusi kishte një punë tjetër: mjek i murtajës. Në fillim të shekullit të 16-të, Evropa ishte një terren pjellor gjigand për Vdekjen e Zezë.

Mijëra vdisnin çdo javë, dhe njerëzit e arsyeshëm qëndruan larg prej qyteteve të infektuar. Jo Nostradamusi. Për disa vite në jetën e tij të hershme, profeti i ri e kish bërë zakon që të shkonte në qendrat e epidemive dhe të merrte kontakt të drejtpërdrejtë me viktimat. Çuditërisht, kjo shpërfillje e hapur për sigurinë e tij, nuk i shkaktoi Nostradamusit vdekje, edhe pse e tërë familja e tij iu dorëzua asaj, në vitin 1534.

Megjithatë, ky nuk ishte fundi i problemeve të Nostradamuit. Para se ai të niste të shkruante profecitë e tij, u akuzua edhe për herezi nga Inkuizicioni dhe u desh të largohej nga vendi. Kur u kthye gati 10 vjet më vonë, ai nisi të shoqërohet sërish me viktimat e murtajës.

5 COMMENTS