Të përdorësh kripën në çdo cep të shtëpisë, do të sjellë vërtetë dobi të panumërta, e që në vazhdim do t’i numërojmë disa prej tyre.

Largon milingonat

Nëse dëshironi që t’i largoni milingonat nga shtëpia, atëherë vetëm hidhni pak kripë në cepat e dritareve dhe ato nuk do të afrohen më. Poashtu, kripa në afërsi të dritareve zbutë nivelin e lartë të lagështisë së ajrit.

Mbanë rrobat e freskëta

Nëse nuk e keni ditur atëherë merrni një leckë dhe lageni në ujë të kripur dhe fërkoni rrobat tuaja para larjes, do t’i largojë edhe njollat që nuk mund t’i largojnë detergjentet.

Mban dritaret më të pastra

Nëse doni që t’i largoni njollat nga xhamat e shtëpisë, përzieni në një litër ujë të vakët 4 lugë kripë, efekti i pastrimit do të jetë magjik.

Hidheni në enëlarës që të zhduk gurin gëlqerorë

Po, është e vërtetë. Guri gëlqerorë në enëlarës është shumë i shpeshtë, ndërsa po t’i hedhim kripë dhe uthull, gjithçka do të rikthejë shkëlqimin.

Pastron setin e lugëve duke ua kthyer shkëlqimin

Nëse seti i ushqimit ka humbur shkëlqimin, atëherë ka zgjidhje edhe për këtë. Gjithçka që iu nevojitet është uji me kripë dhe pastrimi do të jetë shumë i lehtë.

Poashtu, kripa përdoret edhe për nevojat personale, e në shumë raste edhe si maskë për fytyrë.Nëse e përziejmë me vaj të livandës dhe masazhojmë fytyrën, do t’i heqim qelizat e vdekura dhe do të zhduken rrudhat.Poashtu, kripa ndikon edhe në zbardhimin dhe ndalimin e dhimbjes së dhëmbëve dhe mishrave.Gjithçka që duhet të bëni është të merrni ujë me kripë dhe ta shpërlani gojën dhe do të vëreni efektin.

Let’s block ads! (Why?)

12 COMMENTS