Propozuar fillimisht mbi një shekull më parë nga pionieri rus i astronautikës, Konstantin Tsiolkovsky, ashensori i hapësirës ofron një mënyrë krejt të re për të dalë në orbitë. Në vend të përdorimit të raketave, ashensorët elektrikë udhëtojnë për lart përmes një kablli të lidhur në ekuatorin e Tokës, si dhe duke u shtrirë drejt një kundërpeshe në orbitë, lëvizja e të cilës e mban kabllin të tendosur.

Por ndërkohë që tingëllon i thjeshtë si koncept, ka shumë probleme. Më kryesorja është nevoja për një material kabllor që të jetë në gjendje të mbajë këtë tension kolosal. Eshtë menduar për një kohë të gjatë se nanotubat e karbonit do të ishin të vlefshëm, por studimet e fundit nga një ekipi në Universitetin Politeknik të Hong Kongut kanë treguar se, sikur një atom të jetë vendosur keq, ai do e dëmtonte shumë fortësinë e kabllit. Teksa ndërtimi i një kablli pa defekte nuk duket pranë, për momentin kërkohen materiale më të fortë.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 61913 additional Information to that Topic: epavarura.com/te-jemi-ndonjehere-ne-gjendje-te-ndertojme-nje-ashensor-ne-hapesire/ […]

Comments are closed.