Gjatë muajit të Ramazanit, muslimani nuk ha ose pi nga agimi, derisa dielli të perëndojë. Gjatë periudhës së agjërimit duhet të heqni dorë nga kënaqësitë sensuale. Parimi i agjërimit është i lidhur me atë të kufizimit apo përmbajtjes. Pa kufizim, dituria e vërtetë është e pamundur, për shkak se kur vijmë në fund ose në kufirin e një gjëje, natyra e saj e vërtetë bëhet e dukshme. Ramazani shënon fundin e një privilegji, ose vendosjen e një kufiri për një muaj apo përreth 360 orë, dhe ofron një mësim të pagabueshëm shpirtëror. Ai përbën gjithashtu një pastrim dhe një lloj të sakrificës, i cili, si krasitja e pemëve, dërgon në rinovimin, forcë dhe freskim. Nga ana morale sjellë një kuptim të drejtpërdrejtë të vuajtjes nga uria. Por ky kufizim rrit dhe forcon vullnetin dhe vetëkontrollin, në mënyrë që njëherë të mund të heqim dorë nga zakonet e këqija.

Agjërimi në fetë e tjera

Agjërimi është bërë obligim në pothuajse të gjitha fetë. Hebrenjtë dhe të krishterët gjithashtu agjërojnë. Ligji hebre urdhëron agjërimin çdo vit gjatë Jom Kippurit. Shumë hebrenj ortodoksë i kërkojnë nuses dhe dhëndërit të agjërojnë një ditë para dasmës së tyre. Shumë të krishterë agjërojnë gjatë Kreshmës, për 40 ditë. Budistët dhe hindusët gjithashtu agjërojnë. Disa mendimtarë fetarë, të tillë si udhëheqësit fetarë Zoroastrian janë kundër agjërimit nga ushqimi, duke pretenduar se heqja dorë nga ushqimi nuk ka vlerë morale, kur krahasohet me të “agjëruarit nga e keqja” me sy, duar, gjuhë apo këmbë. Në disa religjione, njerëzit agjërojnë gjatë kohës së zisë. Ndonjëherë, qëllimet personale ose politike kërkohen përmes agjërimit. M. K. Gandi i Indisë përdorte agjërimin edhe si një pendesë dhe si një mjet për protestë politike.

Pse duhet të agjërojnë muslimanët?

Një element asket në jetën e njeriut është domosdoshmëria. Asnjë fe nuk është e mundur pa një element të vetëmohimit dhe asketizmit. Në mënyrë që të jemi në gjendje të gëzojmë të korrat e përceptimit sensual, duhet të tërhiqemi pak kohë nga jeta e bollshme e shqisave. Kështu një shkallë e caktuar e përmbajtjes e bën jetën e shqisave të balancuar dhe e hap në shpirtin e njeriut ndjenjën për jetën shpirtërore. Një përmbajtje e tillë është agjërimi, obligim mbi muslimanët gjatë muajit të Ramazanit.

Pra, është e rëndësishme për një musliman që të abstenojnë, jo vetëm nga ushqimi dhe pija, por edhe nga çdo formë e dëshirë sensuale. Gjatë agjërimit janë hequr pija dhe ushqimi që pjesa tjetër e vitit të bëhet dhuratë nga parajsa. Agjërimi bëhet një mburojë e pastërtisë kundër pasioneve të botës. Gjatë agjërimit muslimani zgjedh anën e Allahut mbi këtë botë materialiste. Kjo është arsyeja pse Profeti Muhammed (a.s.) e donte agjërimin aq shumë dhe thoshte “Varfëria shpirtërore është lavdia ime”.

Vdekja e pasionit pastron shpirtin njerëzor

Ardhja e muajit të bekuar të Ramazanit është pritur me lumturi për arsye se pastron shpirtin njerëzor. Gjithashtu në këtë muaj dyert e qiellit janë hapur për besimtarët dhe Mëshira Hyjnore zbret mbi ata që e kërkojnë atë. Ata që përfundojnë agjërimin e Ramazanit ndjehen të rilindur dhe janë të gatshëm të përballen me një vit tjetër me vendosmëri për të jetuar dhe të veprojnë sipas Vullnetit Hyjnor.

Agjërimi ndihmon jetëgjatësinë

Studimet në kafshë laboratorike kanë treguar se kufizimi i konsumimit të kalorive rrit jetëgjatësinë, ngadalëson normën e rënies funksionale, dhe redukton incidencën e sëmundjeve të lidhura me moshën në një shumëllojshmëri të gjallesave. Mekanizmi i veprimit të kufizimit të kalorive mbetet i panjohur; megjithatë, të dhënat sugjerojnë se funksionet qelizore kanë ndryshuar në një mënyrë të tillë që nënproduktet shkatërruese të metabolizmit janë reduktuar, dhe mbrojtja ose riparimi i sistemeve është zgjeruar nga ky manipulim ushqyes. Studimet e njeriut dhe të kafshëve sugjerojnë përfitimet e mundshme të modifikimit dietal, stërvitje, antioksidantë dhe hormonal.

Agjërimi dhe shërimi

Studimet janë kryer për të trajtuar sëmundjet serioze si artriti osteo-reumatik dhe astma duke përdorur agjërimin për një kohë të shkurtër disa-ditës gjerë te agjërimi vetëm me ujë gjatë 30 ditëve nën mbikqyrjen mjekësore për të ndihmuar trupin që ta shëroj vetveten. Ka qenë e njohur se fëmijët dhe kafshët kur janë të sëmurë refuzojnë ngrënien. Të sëmurët rëndë nuk kanë oreks, por ata marrin ushqimin vetëm me nxitjen e anëtarëve të familjes. Ata nuk ndjejnë uri, sepse ushqimi në sëmundje të rëndë ndërhyn me reagim natyror. Trupi është gjithmonë duke u përpjekur për të shëruar veten. Kur pacienti është duke pushuar dhe konsumon vetëm ujë, trupi shëron veten dhe agjërimi vepron si një proces lehtësues. Njerëzit mund të heqin qafe kafenë, cigaren, ushqime të kripura ose me sheqer, të cilat janë problematike me anë të agjërimit.

Agjërimi mund të ndihmojë të pastrojë këto shije dhe ushqimet e shëndetshme fillojnë të shijojnë më mirë përsëri. Megjithatë, diabetikët që janë të varur nga insulina nuk duhet të agjërojnë për shkak të ketosisit në pacientët me insulinë, të cilët nuk mund të prishin ketones dhe t’i përdorin si lëndë djegëse. Njerëz të shëndetshëm përdorin ketones për të ruajtur energjinë. (Për të ruajtur glikogjenin, glukoza bëhet e kufizuar në sistemin qendror nervor, kryesisht të trurit. Në vend që të marrë glukoz nga truri, trupi fillon të thyej acidet dhjamore (yndyrore) në inde). Njerëzit me diabet jo të varur nga insulina (shumica e njerëzve që kanë diabet), mund të përmirësojnë shëndetin e tyre me anë të agjërimit. Agjërimi ndihmon sëmundjet kardiovaskulare, artritin, astmën, diabetin jo të varur nga insulina, ulcerat dhe çrregullimet e tretjes, problemet e lëkurës (duke përfshirë tumoret dhe gurësh në veshka). Madje lënia e duhanit dhe trashësia janë në favor të agjërimit. Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit nuk shkakton efekte negative mjekësore, nga ana tjetër, ajo mund të ketë disa efekte të dobishme për peshën dhe metabolizmin. Agjërimi gjithashtu ka efektin që ndihmon trupin të pastrohet nga mbeturinat dhe toksinat.

Marrë nga www.irfi.org

Përkthyer dhe përshtatur nga www.marifet-ks.com

4 COMMENTS

Comments are closed.