Nga Glenn Greenwald

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan fajëson për tentativën e dështuar për grusht shteti, një predikues islamik Fethullah Gulen, i cili tani jeton në Pensilvani me një kartë jeshile. Erdogan kërkon nga SHBA të ekstradojnë Gulen, duke cituar ekstradimin e mëparshme nga qeveria turke e të dyshuarve për terrorizëm të kërkuar nga SHBA:

“Tani ne jemi duke kërkuar këtë njeri i cili është në listën tonë terroriste”. Erdogan ka kërkuar ekstradimin e Gylenit nga SHBA për të paktën dy vjet, me arsyetimin se ai kërkon të minojë qeverinë turke, ndërsa ka qenë i strehuar nga SHBA deri më tani. SHBA-ja e ka refuzuar! Ndërkaq Sekretari i Shtetit John Kerry kërkon nga Turqia: “na jep provat, na trego provat . Ne kemi nevojë për një themel të fortë ligjor që plotëson standardin e ekstradimit. ”

Në dritën e pranisë së tij në tokën amerikane, të një personi që Turqia e konsideron si terrorist, dhe si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj kombëtare, a do mundet Turqia të justifikohet dërgimin e një njeriu, apo të një droni në Pensilvani, për të gjetur dhe vrarë Gulen, nëse SHBA vazhdon të refuzojë për ta kthyer atë?! Ose duke dërguar një grup të shërbimeve të fshehta për ta rrëmbyer atë? Kjo ishte pyetja paraqitur dje nga kolonel Morris Davis, ish-kryeprokuror i komisionit ushtarak të Guantanamos, i cili dha dorëheqjen në shenjë proteste mbi përdorimin e torturës për të marrë prova.

Kjo pyetje është ngritur për shkak se SHBA-të kanë shpenzuar shumë kohë duke bërë ekzaktësisht këtë gjë: vënë në punë mjete të ndryshme – duke përfshirë edhe dronët – për të rrëmbyer dhe të për vrarë njerëz në vende të shumta që ajo ka vendosur në mënyrë të njëanshme (pa proces ligjor), të cilët i quan “terroristë”, ose që janë të dyshuar dhe sipas SHBA-ve përbëjnë një kërcënim për sigurinë e saj kombëtare. Duke pas parasysh se SHBA ka të drejta ligjore që asnjë vend tjetër nuk mund të pretendojë, shtrohet natyrshëm pyetja nëse Turqia do të ketë të drejtë për të rrëmbyer apo vrarë dikë që e konsideron si terrorist, kur SHBA-të e strehojnë atë dhe madje refuzojnë kthimin e tij në atdhe?

I vetmi kundërshtim i besueshëm i këtij autoriteti të Turqisë, do të jetë se SHBAptë e kufizojnë një operacion të tillë në vend ku prevalon mungesa e ligjit, gjë kjo që nuk është e vërtetë në rastin e Pensilvanisë.

Por ky është një përshkrim i saktë i të drejtës së pohuar t SHBA-së. Në fakt, pas 11 shtatorit SHBA kërcënoi Afganistanin me bombardimet dhe pushtim nëse qeveria talebane nuk kthen Osama bin Laden, dhe përgjigja e talebanëve ishte shumë e ngjashëm me atë që SHBA-të thanë Turqinë në lidhje me Gulen.

Talebanët që drejtojnë Afganistanin e komplikuan më tej statusin e Osama Bin Laden dhe refuzuan ultimatumin e SHBA-ve që ai dhe ndjekësit e tij të ekstradoheshin për rolin e tyre dyshues në ngjarjet terroriste në SHBA.

Ambasadori taleban në Pakistan, Mullah Abdul Salam Zaeef, tha në një konferencë shtypi në Islamabad: “Qëndrimi ynë në lidhje me këtë është se nëse Ameruika ka prova ata duhet të na i tregojnë. Nëse ata mund të provojnë lidhjen e tyre me aktet terroriste në jemi gati të dorëzojmë Osama bin Laden.” I pyetur sërish nëse Mr. Bin Laden do të dorëzohej, ambasadori u përgjigj, “Jo pa prova”.

SHBA-të refuzojnë të dorëzojnë Gylenin pa prova- këto kërkesa janë të panegociueshme- tha në atë kohë Presidenti George Ë. Bush – dhe më pas nisi bombardimi e SHBA-së ndaj Afganistanit, vetëm dy javë pas këtij refuzimi, dhe vazhdon ende sot pas 15 vitesh.

Justifikimi është se talebanët ishin të paaftë për të arrestuar dhe ekstraduar bin Laden, dhe jo se ata refuzuan ta bënin një gjë të tillë për shkak se nuk iu dhanë prova për të treguar fajësinë e tij.

Këto veprime të SHBA-së nuk janë sporadike dhe madje nuk janë marrë vetëm në vende ku mungon ligji. Në vitin 2003, CIA ka rrëmbyer një klerik në rrugët e Milanos, Itali, dhe e ka dërguar atë në Egjipt për ta torturuar (agjentët e CIA-s të përfshirë janë ndjekur penalisht në Itali, edhe pse qeveria e SHBA ka mbrojtur me forcë ato). Në vitin 2004, SHBA-të kanë rrëmbyer një qytetar gjerman në Maqedoni, e kanë dërguan atë në Afganistan, e kanë torturuar dhe droguar atë, dhe më pas e kanë hedhur atë përsëri në rrugë, kur e kuptuan se ai ishte i pafajshëm. Por SHBA-të kanë refuzuar që ta kompensojnë atë apo të kërkojnë falje, duke lënë jetën e tij në kaos të plotë. SHBA kanë vrarë në mënyrë të përsëritur persona në Pakistan me drone dhe kanë bërë sulme të tjera, duke përfshirë edhe sulmet kur nuk kishin asnjë ide se kë po vrisnin. Po ashtu sulmuan një kompleks në Abbottabad – ku qeveria pakistaneze ka sundimin e plotë – me qëllim për të vrarë Osama bin Ladenin në 2010. SHBA-të kanë vrarë me dronë të dyshuar për terrorizëm, (duke përfshirë qytetarët e vet) në mesin e amerikanëve, duke përfshirë (edhe qeverisjen e Obamas).

Megjithatë është pothuajse e sigurt se amerikanët të gjithë spektrit ideologjik do të shpërthejnë në zemërim nacionalist, nëse Turqia në fakt bën të njëjtën gjë në Pennsylvani dhe pasojat për Turqinë do të jetë shumë të rënda nëse guxon ta bëjë një gjë të tillë.

Kjo është një përjashtim i pastër vetëm për Amerikën. SHBA-të nuk i nënshtrohen të njëjtave rregulla dhe ligje si kombet e tjera, por në vend të kësaj kanë të drejtë për të mbrojtur pushtetin dhe dënimin që është unik në vetvete, bazuar në statusin e tij të lartë. Në të vërtetë, kaq e rrënjosur është kjo patologji sa thjesht sugjerimi se Shtetet e Bashkuara duhet t’i nënshtrohen të njëjtave ligje dhe rregulla si të gjithë të tjerët, në mënyrë të pashmangshme provokon akuza dhe indinjatë se personi është fajtor për mëkatin më të madh: që ka krahasuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qeveritë inferiore dhe vendet e tjera të botës.

theintercept.com /civitas

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: epavarura.com/te-justifikohet-turqia-ne-rast-te-rrembimit-ose-vrasjes-dron-te-klerikut-turk-ne-pensilvani/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 52388 additional Information to that Topic: epavarura.com/te-justifikohet-turqia-ne-rast-te-rrembimit-ose-vrasjes-dron-te-klerikut-turk-ne-pensilvani/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 74149 additional Info to that Topic: epavarura.com/te-justifikohet-turqia-ne-rast-te-rrembimit-ose-vrasjes-dron-te-klerikut-turk-ne-pensilvani/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/te-justifikohet-turqia-ne-rast-te-rrembimit-ose-vrasjes-dron-te-klerikut-turk-ne-pensilvani/ […]

Comments are closed.