Sigurisht që pas daljes së Berishës skuadra jonë pësoi dy gola të tjerë, por padyshim Alban Hoxha do të mbahet mend nga shqiptarët për pritjen e penalltisë si ngushëllim edhe për vetë Etrit Berishën.

Por ajo çfarë Hoxha ka zbuluar pas ndeshjes ishte një surprizë aspak e këndshme, me të cilën i ishte dashur të përballej. Menjëherë sapo ka përfunduar ndeshjen Alban Hoxha është thirrur për të bërë testin antidoping.

“Qëkur hyra në fushë, hyra me besim për ta pritur. Kisha edhe dëshirën. Pata edhe fat. Nuk jam i kënaqur se si shkoi loja. Berisha e shtyu me kokë dhe nuk e goditi. Fati i tij i keq ishte që u ndëshkua me karton të kuq. Nuk e takova Berishën, nuk e di se çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes. Isha duke bërë testin antidoping dhe tani sapo u lirova”, ka thënë Alban Hoxha.

2 COMMENTS

Comments are closed.