Ata kanë lindur në Rusinë e Re, pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik. Ata janë rritur në një vend tjetër, të ndryshëm nga ai i prindërve të tyre, dhe kanë njohur vetëm një lider gjatë gjithë jetës. Studentët e Universitetit prestigjioz të Moskës, të ashtuquajturit “Harvardi i Rusisë”, kanë dhënë mendimin e tyre për Rusinë e drejtuar nga Putin dhe këtë të fundit si lider i shtetit ku ata jetojnë.

Shumica e studentëve duken tepër të kënaqur me njeriun që i drejton në Kremlin që para se ata të lindnin. Yura thotë se ka mendim pozitiv për Putin: “Çdo gjë është në rregull. Unë jam i kënaqur me absolutisht çdo gjë në vendin tim”.

Alexey gjithashtu pranon: “Sigurisht që jam i kënaqur. Falë Putin nuk kemi probleme në vendin tonë. Mbase kemi pak, por ai gjithnjë përpiqet t’i rregullojë. Politikat e tij janë më të duhurat. E mbështes plotëisht”.

Këta të rinj rusë mbase nuk e kujtojnë Luftën e Ftohtë, por ata kanë “Luftën e Re të Ftohtë”, me Presidentin Putin që ka sfiduar gjithnjë liderët amerikanë.
“Tani me ardhjen e Donald Trump si president i SHBA-së, shpresojmë të ketë dialog mes tyre, dhe nëse nuk jemi vende mike, të paktën të kemi marëdhënie të frytshme ekonomike,” thotë Daniel.

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 97229 additional Information to that Topic: epavarura.com/te-rinjte-ne-rusi-tregojne-se-cfare-mendojne-per-putin/ […]

Comments are closed.