Publikohet dokumenti “Blloqet dhe mundësitë e kërkimit të naftës dhe gazit”. Në 2014 Shqipëria prodhoi 1,4 milionë ton naftë bruto. Por, në 1974, prodhimi i naftës bruto arriti në 2.2 milionë ton ose dy herë më shumë se sot, shkruan Ilyyria.

Qeveria e Shqipërisë publikoi një material të shoqëruar me grafika dhe skica të blloqeve të mundësive të kërkimit për naftë dhe gaz natyror në të gjithë territorin e vendit, nëntokësor dhe nënujor.

Materiali u publikua në konferencën ndërkombëtare “Albania Oil, Gas & Energy Summit 2015” të zhvilluar në Tiranë.

I punuar nga ministria e Energjisë dhe Industrisë, materiali “Blloqet dhe mundësitë e kërkimit” paraqet fillimisht veprimtarinë e kërkimit të naftës dhe gazit në Shqipëri që në vitet 1903-1913.

Asokohe janë kryer edhe studimet dhe shpimet e para gjeologjike për nxjerrjen e naftës dhe gazit.

Shpimi i parë u realizua në vitin 1918 në Drashovicë, Vlorë, prej nga u zbuluan sasira nafte në depozitimet oligocenike, në thellësi rreth 200 m. (shih materiali në PDF).

Ministri Damian Gjiknuri tha në konferencë se pavarësisht zhvillimeve që i quajti “jo shumë optimiste” në botë, Shqipëria “ka dhënë sinjale pozitive sa i takon industrisë hidrokarbure”.

Zoti Gjiknuri veçoi si pritshmëri me shumë rëndësi atë që e cilësoi si “rezultati premtues i kërkimeve të deritanishme në zonën e Shpiragut nga kompanitë Shell-Petromanas”.

“Këto rezultate vërtetuan se pusi Shpirag-2 prodhon naftë dhe gaz në nivelet 1500 deri 2200 barrela në ditë. Ky zbulim materializoi përpjekjet e mëdha të kompanive që kanë operuar prej vitesh në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë, ka hapur një perspektivë reale për kërkimet e mëtejshme”-tha ministri.

Në vitin 2014 në Shqipëri prodhimi i naftës bruto arriti nivelin 1,4 milion ton krahasuar me 1,2 milion ton që kishte qenë në vitin pararadhës 2013.

Ndërkohë, po në shifrat krahasimore të viteve 2013-2014, nafta e përpunuar ka qenë 60 mijë ton (2013) me 260 mijë ton (2014).

Ministri tha se këto rezultate dëshmojnë se qeveria e sheh me përparësi industrinë përpunuese duke dhënë shembullin e rivënies në punë të rafinerive të kompanisë “ARMO”.

Zoti Gjiknuri shtoi se me pritjen e investimeve të rritura “në industrinë e rafinimit, parashikohet se përpunimi i naftës për vitin 2015 të arrijë në mbi 700 mijë ton”.

Ministri në fjalën që mbajti iu përgjigj vetë pyetjes që shtroi nëse Shqipëria ka mundësi të pazbuluara:

“Mjafton t’u sjell në vëmendje një fakt mjaft të thjeshtë: Në vitin 1974, prodhimi i naftës bruto në vend arriti në 2.2 milionë ton, gati dyfishi i asaj çka nxirret sot”.

“Studimet e hershme gjeologjike, – vijoi ai, – sugjerojnë se rezervat e vendit në naftë dhe gaz arrijnë në mbi 400 milion tonë, nga të cilat vlerësohet se rreth 40 milion ton janë ende lehtësisht të nxjerrshme”.

Nëse kjo gjë rezulton e vërtetë mardhëniet mes dy vendeve pritet që të acarohe, sepse Amerika mund të kërkojë naftën shqiptare dhe Shqipëria do që ta mbajë për vete.

11 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 82057 more Info on that Topic: epavarura.com/te-rrezikohen-mardheniet-shqiperi-amerike-llogariten-mbi-400-milion-ton-rezerva-nafte-dhe-gazi/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/te-rrezikohen-mardheniet-shqiperi-amerike-llogariten-mbi-400-milion-ton-rezerva-nafte-dhe-gazi/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/te-rrezikohen-mardheniet-shqiperi-amerike-llogariten-mbi-400-milion-ton-rezerva-nafte-dhe-gazi/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/te-rrezikohen-mardheniet-shqiperi-amerike-llogariten-mbi-400-milion-ton-rezerva-nafte-dhe-gazi/ […]

Comments are closed.