Kur drita godet një panel diellor, ai gjeneron një rrymë elektrike duke larguar elektronet nga atomet e tyre, por me kullat diellore është ndryshe. Këto shfrytëzohet nxehtësia e Diellit.

Kullat e energjisë qëndrojnë në mesin e një unaze me pasqyra me kënd, ose ‘heliostate”, të cilat ndjekin Diellin teksa ai lëviz nëpër qiell. Ato pasqyrojnë dritën, duke u përqendruar të gjitha mbi kullë. Brenda, një lëng (fillimisht ujë, por tani më shpesh kripë e shkrirë nitrati), nxehet nën dritën e fortë. Lëngu i nxehtë përdoret për të gjeneruar avull, i cili nga ana e tij përdoret për të vënë në lëvizje një turbinë.

Kjo mënyrë e zgjuar e mbledhjes së energjisë diellore, lejon që nxehtësia të ruhet, edhe kur dielli perëndon, duke siguruar furnizim me energji elektrike, që mund të përdoret gjatë natës dhe në ditët me re. Megjithatë, kullat e energjisë diellore nuk janë pa probleme. Pasqyrat përqendrojnë energjinë diellore në një intensitet të tillë që, nëse kafshë të egra hyjnë në unazë, ato janë në rrezik serioz. “Crescent Dunes Solar Energy Project” në Nevada thuhet se avulloi mbi 100 zogj në vetëm gjashtë orë. Megjithatë, në krahasim me dëmin mjedisor të shkaktuar nga termocentralet me qymyr, këto kulla mbeten gjithësesi opsion më i mirë.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/te-shfrytezosh-diellin-si-e-prodhojne-energjine-elektrike-kullat-e-larta-solare/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 73265 additional Info on that Topic: epavarura.com/te-shfrytezosh-diellin-si-e-prodhojne-energjine-elektrike-kullat-e-larta-solare/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you will find 28441 more Information to that Topic: epavarura.com/te-shfrytezosh-diellin-si-e-prodhojne-energjine-elektrike-kullat-e-larta-solare/ […]

Comments are closed.