Dy fëmijë e kanë kaluar mbrëmjen të zhveshur me trupin e vdekur të mamasë së tyre pasi ajo pësoi një krizë epileptike teksa po i bënte banjë të vegjëlve të saj.

Jamie Leigh Rwidale, 24 vjeç, po zbraste ujin në vaskë kur ndërroi jetë mbremjen e së dielës në shtëpinë e saj në Hartepool.

Harley, 4 vjeç dhe Skyelar 3 vjeç menduan se mamanë e tyre e kishte zënë gjumi dhe e kaluan natën lakuriq.

Por alarmi u ngrit kur fëmijët nuk shkuan në shkollë ditën tjetër. Mamaja e Jamie Leigh, Elizabeth u telefonua nga shkolla e tyre dhe shkoi për të kontrolluar familjen kur gjeti trupin e vdekur të vajzës së saj mbi vaskën e tualetit, shkruan Daily Mail.

“Kur shkova në shtëpi pashë fëmijët. Uniformat e tyre ishin gati dhe ishte shumë qetësi. Po bërtisja për Jamie por nuk mora asnjë përgjigje derisa e pashë atë të shtrirë mbi vaskë. Shkolla e dinte për epilepsinë e saj dhe më telefonoi” tha Elizabeth.