Leon Mirakaj

Televizionet tona janë si kusarët e qëmotit. Rrinë me pushkë ngref mbas ferrës dhe rjepin e vrasin të parin që u del në shteg. Më kujtohet një mik i familjes që thoshte: “jemi cuba . I rrimë mbas ferrës viktimës. E vrasim, e pastaj i bëjmë kryq te balli, e i rregullojmë pushkën”.

Me gjith shëmtimin e veprimit, të bregrisurit ka Peshkpeja, futja e kamerës deri në perversitet e publikimi i çdo sekuence ishte po aq shëmtim. Të tilla ngjarje për fat të keq ndodhin shpesh në botë, e po ashtu filmime shfaqje të tyre në media. Por sidoqoftë duhet thënë se këto media kanë guston perverse të të shikuarit nga vrima e çelsit më shumë se sa denoncimin e aktit si dukuri, apo brejtjes morale dhe shfrytëzimit të postit nga politikanët.

Media me pronarë injorantë me rrah murin e me drejtues pehlivanë programesh që bëjnë miljona kur as gjyshi e as baba nuk u kanë lënë një lopë të mjelin , njerëz të përzierë fëlliqur me politikën në sa e sa afera përgjatë këtyre 25 vjeteve demokraleshi, i sheh të drejtojnë programe mbi faktin, me një çere të përvuajtur baballaresh moralistë të kombit që do të kishin zbehur edhe Savonarolen.

Do kishte mjaftuar për mendimin tim regjistrimi i bër në zyre (sepse aty është edhe krimi i konsumuar në të gjithë gravitetin e vet) si dhe disa foto të sfumuara të hotelit. Publikut tonë puritan do ti kishte mjaftuar (nese!!?) dhe denoncuesit tanë kemishë-pastër do ja kishin mberrit qëllimit të tyre fisnik: Denoncimin e skandalit të rradhës që, për fat të keq, gati nuk bën më lajm. Në fakt, u morëm të gjithë me brekët e Major-it. Futja e kamerës deri ne neveri tregon se sa të mbarsur janë me të keqen vet “denoncuesit”. Është si të vesh një pasqyrë për të reflektuar atë që kanë bërë, bëjnë e do vazhdojnë të bëjnë ata vet.

Jo më pak e rëndë është yshtja e përdorimi ” vullnetar” të vajzës . Instruktim tipik horrash që shohin te femra, jo viktimën po prostitutën. Nuk me çudit ky këndvështrim kur shoh se si mijëra femra kanë përfunduar semaforëve të Europës nga këta soj burrash që me paret e tyre kanë bërë bisnese të “sukseseshme” e jo rrallë edhe Tv-të ” kombëtare”. Mbërritën nëpërmjet kësaj video të shkatërrojnë një politikan që e meritonte , një familje e cila është e pafajshme , figurën e femrës, duke i zbehur padrejtësinë që i ishte bërë si dhe, të kënaqnin vuajerizmin tonë prej represesh seksuale.

Më ju lumtë joo..!!!

5 COMMENTS

Comments are closed.