Ky është shkrimi i plotë i gazetes Tema të Mero Bazes:

Rusia ka kërkuar nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), të kryejë monitorime ushtarake në Shqipëri dhe Kroaci.

Në një raportim të agjencisë Sputnik, shkruhet se Rusia kërkon që ekspertë të saj të vizitojnë bazat ushtarake në vendin tonë, të kenë mundësi të informohen për aktivitetet ushtarake, të marrin informacion për njësitë në zonat specifike dhe formacioniet dhe si të jenë pjesë e stërvitjeve ushtarake që kryen vendi ynë.

Agjencia i referohet deklarimit të bërë nga Sergei Ruzhkov, drejtues i Qendrës për Reduktimin e Rrezikut Bërthamor në Rusi.

Sipas tij, “inspektimi kryhet për të përcaktuar shkallën e aktivitetit ushtarak të deklaruar në një zonë të caktuar ose për të konfirmuar mungesën e aktivitetit ushtarak në një zonë ku duhet bërë deklarimi paraprak’.

“Zona e monitoruar do jetë 12 mijë kilometër katror në Shqipëri dhe 16 mijë kilometër katror në Kroaci”, tha ai.

Reagimi rus vjen pas një seri stërvitjesh ushtarake të organizuara nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë me partnerët tanë ndërkombëtarë.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 91894 more Info to that Topic: epavarura.com/tema-e-mero-bazes-fluturon-presh-rusia-alarmohet-nga-ushtria-shqiptare-duam-te-dime-cfare-po-ndodh/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: epavarura.com/tema-e-mero-bazes-fluturon-presh-rusia-alarmohet-nga-ushtria-shqiptare-duam-te-dime-cfare-po-ndodh/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/tema-e-mero-bazes-fluturon-presh-rusia-alarmohet-nga-ushtria-shqiptare-duam-te-dime-cfare-po-ndodh/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/tema-e-mero-bazes-fluturon-presh-rusia-alarmohet-nga-ushtria-shqiptare-duam-te-dime-cfare-po-ndodh/ […]

Comments are closed.