Një grup prej 23 shkencëtarësh të mbledhur nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime dhe Organizata Botërore e Kancerit, kanë hulumtuar rreth lidhjes që mund të ekzistojë nga konsumimi i kafes, çajit, apo pijeve të tjera të nxehta dhe shfaqjes së kancerit.

Nga ana tjetër, shkencëtarët vendosën që pothuajse çdo pije joalkoolike, kur konsumohet në temperaturë mbi 150 gradë mund të kontribuojnë në rrezikun e përhapjes së kancerit në ezofag. Ata madje gjetën prova të cilat ju detyrojnë të kufizoni konsumimin edhe të ujit të nxehtë.

Raporti përforcohet në vitin 1991, ku kafja (e nxehtë) u konsiderua “kancerogjene për njerëzit.” Por, pas shqyrtimit të më shumë se 1000 studimeve të kryera në 20 vitet e fundit, panelistët ishin në gjendje të gjenin dëshmi bindëse se edhe ndonjë pije alkoolike, e shërbyer në temperatura të ulëta, kontribuon në shfaqjen e kancerit. Konsumi i përhershëm i alkoolit, është ende një nga shkaqet e forta të shfaqjes së kancerit në ezofag, së bashku me pirjen e duhanit.

4 COMMENTS

Comments are closed.