Aktualisht tempulli ka shumë pak vizitorë, janë ata të cilët preferojnë marshimet dhe ekskursionet, por me pak investime në infrastrukturën rrugore dhe të mirëmbajtjes, ai mund të kthehet në një destinacion të vërtetë turistik.

Historia e tempullit nis rreth viteve 480-500 p.e.s, ndërsa mister mbetet se cilës perëndi i dedikohej ky tempull.

Ai është një tempull i kategorisë ekstra – mural, pra jashtë mureve të qytetit dhe që ishte kontakti i parë me vizitorët që vinin në Apolloni nga deti duke lundruar në lumin Vjosë.

Është në interes të Parkut, por mbi të gjitha të turistëve, hapja e një shtegu turistik nga Apollonia deri në Kodrën e Tempullit.

2500 vjet janë mjaftueshëm për krijimin e legjendave. Në këtë rast gojëdhënat dhe faktet qëndrojnë pranë njëra-tjetrës. Deri pak vite me parë banorët e zonës mendonin se shtylla që i ka dhënë emrin fshatit, ka qenë pjesë e një porti duke aluduar se në lashtësi deti arrinte deri pranë kodrës .

Legjenda thotë që ajo shtyllë shërbente për të lidhur anijet, pasi supozohet që deti mbërrinte deri në anë të kodrës. Në fakt, aty ka pasur një shtyllas, por shtylla e Tempullit atëherë nuk ka qenë e vetme, thotë Arjan Dhimo, arkeolog. Dhimo shton se porti ishte lumor dhe se Vjosa në atë kohë ishte rrugë e rëndësishme e lundrueshme dhe shtrati i saj kalonte pranë kodrës së Tempullit.

Do të kishte rezistuar i plotë, por kollonat e gurta të tempullit janë marrë dhe përdorur për kala dhe ndërtime të tjera gjatë shekujve. “Pashai i Beratit i ka marrë kollonat në shek e 18-të për të ndërtuar kalanë e tij. Të tjerë kanë marrë materialet e gurta për ndërtime të ndryshme. Kjo kollonë u la qëllimisht si gjurme e tempullit të lashtë’, thotë Dhimo.

Pamja që ofrohet nga Kodra e Tempullit nuk mund të lërë indiferent asnjë vizitor. Gërmimet në anën jugore të kodrës mund të zbulojnë objekte të rralla arkeologjike si fakte për ekzistencën e portit lumor.

Kodra e tempullit duket se do të jetë destinacioni i ardhshëm turistik si pjesë e kulturës Apolloniane.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 38028 more Info to that Topic: epavarura.com/tempulli-shtyllasit-ne-fier-nje-destinacion-per-turizmin-kulturor/ […]

Comments are closed.