Tenton të fusë heroinë në burgun e Sarandës, arrestohet polici

43

burgu-Sarande

Një punonjës policie është vënë në pranga pasi ka tentuar të fusë në burgun e Sarandës një sasi heroine.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:40, në ambientet e IEVP Sarandë, polici Besmir Duka, duke qenë me shërbim në këto ambiente, ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si “Heroinë.

Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të Besmir Duka, 30 vjeç, banues në fahatin Kopacez, Delvinë, me detyrë – Punonjës Policie në IEVP Sarandë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë për akuzat e “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Loading...