Djali im afrikan, Obama, dëshiron me më vra, dëshiron të merr lirinë e vendit tonë, të merr shtëpitë tona falas, ilaçet tona falas, arsimimin tonë falas, ushqimin tonë falas, dhe të të zëvendësojë me plaçkitjen në stilin amerikan të quajtur”kapitalizëm”, por të gjithë neve në botën e tretë e dimë se çfarë do të thotë. Kjo do të thotë se korporatat sundojnë me shtete, ndërsa njerëzit vuajnë. Për këtë shkak nuk kam alternativë tjetër dhe duhet të rezistojë”.

Profesori Sam Hamod për Information Clearing House ka përkthyer testamentin e kolonel Muamer Gadafit, liderit të Xhamaharisë së Madhe Socialiste Popullore Arabe të Libisë, të shkruar më 4 prill 2011.

Në emër të Allahut, Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirplotit!

“Plot 40 vite, e më shumë, popullit i kam dhënë gjitha ato që kam mundur me dhënë, shtëpi, banesa, shkolla, kur ishte i uritur e kam ushqyer, ndërsa shkretëtirën e Bengazit e kam shndërruar në tokë pjellore. I kam rezistuar sulmeve të kaubojit Ronald Reaganit, edhe kur e ka vrarë vajzën time, jetimen e adoptuar. Në të vërtetë duke u përpjekur të më vras mua, e mori jetën e vajzës së pafajshme jetime. Më vonë i kam ndihmuar vëllezërve dhe motrave afrikan, ekonomikisht duke e shpëtuar Unionin Afrikan. Kamë bërë të gjitha që kam mundur të ndihmojë njerëzve të kuptojnë konceptin e demokracisë së vërtetë, e disa më kanë thënë në mes tyre disa në posedim kanë shtëpitë me dhjetë dhoma, rrobat e rreja dhe mobilet e shumta, dhe kurrë nuk janë të kënaqur. Ashtu që ishin vetjak dhe i kanë besuar amerikanëve dhe vizitorëve tjerë se na nevojiten ”demokracia” dhe”liria”, duke mos kuptuar se ai është një sistem mizor në të cilin” qeni më i madh i hanë të gjithë qenë tjerë”.

Por, ato fjalë e tyre iu pëlqyen, ndërsa nuk ishin të vetëdijshëm se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka shëndetësi falas, nuk ka spitale falas, nuk ka shtëpi falas, nuk ka arsimim falas dhe shujta të nxehta falas, përveç asaj kur njerëzit duhet të presin në radhë të gjata për të fituar një pjatë me supë. Jo, për disa kurrë nuk ishte e rëndësishme dhe e mjaftueshme ato që kam bërë për popullin tim. Të tjerët, megjithatë dinin se isha djali i Gamal Abdel Naserit, liderit të vërtetë arab dhe mysliman që nga koha e Salaudinit të madh, i cili theksonte se kanali i Suezit i takon popullit egjiptian, ashtu sikurse unë kam pohuar atë për Libinë. Jam përpjekur të shkojë hapave të tij, që popullin tim të çlirojë nga dominimi kolonialist dhe hajdutët të cilët na plaçkitnin.

Tani, është duke më sulmuar fuqia më e madhe botërore në historinë ushtarake. Djali im afrikan, Obama, dëshiron me më vra, dëshiron të merr lirinë e vendit tonë, të merr shtëpitë tona falas, ilaçet tona falas, arsimimin tonë falas, ushqimin tonë falas, dhe të zëvendësojë me plaçkitjen në stilin amerikan të quajtur ”kapitalizëm”, por të gjithë neve në botën e tretë e dimë se çfarë do të thotë. Kjo do të thotë se korporatat sundojnë me shtete, ndërsa njerëzit vuajnë. Për këtë shkak nuk kam alternativë tjetër dhe duhet të rezistojë.

Në rast se Allahu do, unë do të vdes duke ndjekur rrugën e tij, rrugën e cila vendin tonë e ka pasuruar me toka pjellore, ushqim dhe shëndet, rruga e cila na ka mundësuar të ndihmojmë vëllezërve dhe motrave, arab dhe afrikan, të punojnë me neve së bashku në Xhamahirinë e Libisë. Nuk dua të vdes, por në rast se kjo duhet të ndodh që të shpëtohet ky vend, njerëzit e saj dhe mijëra të tjerë të cilët janë sikurse fëmijët e mi, le të bëhet ashtu.

Le të jetë ky testament mesazh tërë botës, unë kam luftuar kundër sulmeve vrastare të kryqtarëve të NATO-së, kam luftuar kundër mizorisë, kundër tradhtisë. Vet kam luftuar kundër Perëndimit dhe ambicieve të t’ia kolonialiste. Vet isha në mes vëllezërve të mi afrikan, vëllezërve të vërtet arab dhe mysliman, sikurse pishtar, ndërsa të tjerët ndërtonin pallate dhe saraje.

Kam jetuar në shtëpi të thjeshtë dhe në çadër. Kurrë nuk kam harruar rininë e vet në Sirt dhe nuk kam shpenzuar kot pasurinë tonë kombëtare. Në Perëndim disa më quajnë “ të çmendur”, megjithatë, ata e dinë të vërtetën, por edhe më tutje gënjejnë. Ata dinë se vendi ynë është i lirë dhe i pavarur, dhe nuk është në duart e kolonialistëve. Vizioni dhe rruga ime ishin dhe do të jenë të qartë popullit tim. Gjer në frymën e fundit do të luftojë që të mbesim të lirë. Le të na ndihmon Allahu i Gjithëfuqishëm të mbesim besnik dhe stoik”.

Kolonel Muammar Gaddafi, 5 prill 2011

Burimi : Alter Mainstream Info

4 COMMENTS

Comments are closed.