Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nesër do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë të Japonisë dhe SHBA-ve, me qëllim që të shqyrtohen testimet e reja të Koresë Veriore të raketave balistike.

Koreja e Veriut dje gjuajti katër raketa balistike në Detin e Japonisë, si pjesë e stërvitjes për sulm ndaj bazave ushtarake në Japoni.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë bisedës telefonike me ushtruesin e detyrës president i Koresë së Jugut, Hvang Kjo-an shqyrtuan që veprimet e këtilla të ndërmerren si përgjigje ndaj testimeve raketore të Koresë Veriore.

The post Testimet raketore të Phenianit, OKB nesër me mbledhje urgjente appeared first on Telegrafi.

7 COMMENTS