Për plot 36 vjet, Steve Longero e ka mbajtur të fshehtë atë që pa në pyllin “Rendlesham” në Suffolk të Anglisë, për tre net: 26-28 dhjetor 1980. Teksa ishte në shërbim ushtarak, ai thotë se pa drita të çuditshme në pyll, pezull me dy bazat ajrore të NATO-s, që ishin në gatishmëri të lartë, pasi Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj. Steve ishte duke ruajtur magazinën e armëve kur alarmet u fikën.

“Teksa isha në detyrë atë natë, ne kishim një sistem shumë të sofistikuar alarmi dhe gjithçka u fik papritur”,thotë ai.“Dhe atëherë. Unë munda të shihja ato drita mbi kurorat e pemëve, dhe po mendoja: çfarë po ndodh? Më pas ata dërguan njerëz atje dhe në fillim ishte e vështirë për t’u besuar, gjithë ato drita të ndritshme”.Në pyll, Steve u rrethua nga personel tjetër ushtarak.Ai kujton se UFO-t dukeshin si “drita fluoreshente me ngjyra, si e kuqe dhe jeshile”.“Dukeshin sikur fluturonin mbi kurorat e pemëve si një sy që ndiqte pothuajse gjithçka”, citohet ai nga “Outer Limits Magazine”, në një artikull publikuar së fundmi.Steve u pyet lidhur me ngjarjen pak ditë pasi pa UFO-t dhe u urdhërua që të mos fliste për atë që pa, pasi në bazë kishte armë bërthamore.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/thane-mos-trego-rrefehet-pas-36-vjetesh-cfare-benin-ufo-t-mbi-bazen-e-nato-s-ne-vitin-1980/ […]

Comments are closed.